Page 84 - Demo
P. 84


                                    82MësimiI.1Roli i atmosferësAtmosferë quhet shtresa e ajrit që mbështjell Tokën. Prania e saj është mjaft e rëndësishme për planetin tonë, sepse lejon të mbërrijë në sipërfaqen e tij atë pjesë rrezatimi diellor aq të domosdoshme për jetën dhe pengon depërtimin e rrezeve të dëmshme. Përveç kësaj, lëvizjet e përhershme të rrymave të ajrit që ndodhin në atmosferë, zbutin diferencat midis temperaturave të ditës dhe të natës, si dhe realizojnë shpërndarjen e dritës në Tokë (shih figurën 1). ATMOSFERA DHE PËRBËRJA E SAJ Diskutojmë Kujtojmë njohuritë e marra mbi arsyen pse atmosfera qëndron gjithmonë e lidhur me Tokën. Çfarë kuptoni me konceptin atmosferë? Çfarë rëndësie ka ajo për jetën në Tokë?Fjalë kyçeatmosferë përbërja e atmosferësstruktura vertikale e atmosferësPërbërja e atmosferësAtmosfera e Tokës përbëhet kryesisht nga elemente të gazta, por në të ndodhen edhe sasi shumë të vogla elementesh të ngurta dhe të lëngëta. Elementet e gazta janë: azoti, i cili zë 78% të atmosferës, oksigjeni, i cili zë 21%, si dhe gaze të tjera, të cilat zënë 1% të saj. Pjesën më të madhe të gazeve që përbëjnë 1% të atmosferës e zë dioksidi i karbonit. Prania e azotit, oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në atmosferë ka një rëndësi thelbësore. Azoti parandalon djegien e shpejtë në sipërfaqen e Tokës, sepse zbut veprimin e oksigjenit (i cili ndihmon në djegie). Oksigjeni luan rolin kryesor në zhvillimin e jetës në Tokë. Ai përftohet nga procesi i fotosintezës te bimët. Përshkruaj rëndësinë që ka prania e atmosferëspër jetën e njeriut dhe për gjithë botën e gjallë.Paraqitje skematike e atmosferës së Tokës 1DielliTokarrezatimi diellorrrezatimi diellor që mbërrin në Tokëmasa ajrore që lëvizin në atmosferëAtmosf e r a2.12ATMOSFERA
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88