Page 86 - Demo
P. 86
84Sistemet fizike (Gjeosferat) S t r a t o s f e r aTroposfera(Janë përqendruar 75% e gazeve tëatmosferës, pluhur dhe avuj uji.)16 km në EkuatorVetëm në troposferë, çdo 100 metra rritje në lartësi, temMasat ajrore ngjiten lart dhe kondensohen.-peratura ulet me 0.60CVeprimtaria njerëzore çliron gaze të ndryshme. Jeton bota e gjallë.Formohen reshjet.7 km në polenë gjerësitë mesatare1 Trego përmes disa shembujve rëndësinë që ka atmosfera në planetin tonë.2 Plotëso në skemën përbri elementet e atmosferës.3 Diskuto mbi rolin e elementeve që përbëjnë atmosferën e Tokës.4 Shkruaj në tabelë vlerat e lartësive ku shtrihen këto shtresa dhe veçoritë e tyre.Struktura vertikale e atmosferësTroposfera Stratosfera Mezosfera Termosfera Ekzosfera5 Argumento rëndësinë e troposferës dhe të stratosferës për jetën në Tokë.6 Hulumto dhe gjej informacione për shtresat e atmosferës. Modelo (me karton, dërrasë,plastikë, plastelinë etj.) strukturën shtresore të atmosferës. Bashkëngjiti modelit informacionet e gjetura për secilën shtresë dhe diskuto me shokët e shoqet mbi punën që ke përgatitur.Paraqitje skematike e troposferës dhe e proceseve që ndodhin në të 4Troposfera është shtresa e ajrit që shtrihet nga sipërfaqja e Tokës, deri në lartësinë mesatare rreth 11-12 km (në Ekuator 16-18 km, ndërsa në pole rreth 7-8 km). Në troposferë janë përqendruar 75% e gazeve të atmosferës, pluhur dhe avuj uji. Është shtresa në të cilën jetojmë dhe ku zhvillohen të gjitha proceset jetësore (të botës bimore dhe shtazore). Në troposferë formohen retë, reshjet dhe për çdo 100 m rritje në lartësi, temperatura ulet me 0,60C (shih figurat 3 dhe 4). Stratosfera gjendet mbi troposferë (deri në 50 km). Temperaturat në këtë shtresë rriten nga -50°C në pjesën më të poshtme të saj, deri në 0°C në kufirin e sipërm. Kjo rritje e temperaturës lidhet me praninë e gazit të ozonit, që shërben si një “filtër” për rrezatimin diellor. Ai përthith një pjesë të madhe të rrezeve të dëmshme të Diellit. Mbi stratosferë gjendet mezosfera (shtrihet nga 50 km deri në 80 km), që është dhe zona më e ftohtë e atmosferës (sidomos pjesa e sipërme e saj). Mbi të ndodhet termosfera (80 km deri në një lartësi 500-750 km), e cila për shkak të përthithjes që i bën energjisë diellore dhe të rrallimit të ajrit, pëson një rritje të shpejtë të temperaturës. Falë kësaj shtrese, valët radiofonike të transmetuara nga Toka, reflektohen sërish aty.Ekzosfera është një shtresë me ajër të rrallë, që fillon mbi termosferën (rreth 500-750 km mbi Tokë) dhe shkon deri në hapësirën ndërplanetare 2000-2500 km larg. elementet (në përqindje)përbërësit e secilit prej tyreRadha jote Përbërja e atmosferës

