Page 89 - Demo
P. 89


                                    87Sistemet fizike (Gjeosferat) • Periudha dhe kohëzgjatja e ekspozimit ndaj Diellit. Sa më e gjatë të jetë koha e ekspozimit të Tokës kundrejt Diellit, aq më shumë rrezatim diellor do të marrë ajo. Pjesë të ndryshme të sipërfaqes së saj marrin më shumë rrezatim gjatë mesditës dhe në stinën e verës.• Kushtet e motit dhe gjendja atmosferike. Kur moti është i kthjellët dhe pa re, në sipërfaqen e Tokës mbërrin një sasi më e madhe e rrezatimit diellor. Ndërsa në kushtet e një moti të vranët, me ajër të ndotur dhe të lagësht, sasia e rrezeve diellore është më e vogël, pasi një pjesë e tyre thithet nga avujt e ujit, gazet e ndryshme dhe pluhurat.• Lloji i sipërfaqes. Sasia e rrezatimit që përthithet dhe shpërndahet më pas nga Toka, lidhet ngushtë me karakteristikat e sipërfaqes së saj. Sipërfaqet më të errëta të Tokës (toka të errëta, asfalti etj.) thithin më shpejt e më tepër energji diellore sesa ato më të çelëta, ndërsa sipërfaqet ujore ngrohen dhe ftohen më ngadalë. Pasojat e shpërndarjes së pabarabartë të nxehtësisëShpërndarja e pabarabartë e nxehtësisë krijon diferenca në temperaturën e ajrit dhe të ujërave në planet. Këto dallime bëhen shkak për formimin e masave ajrore dhe të rrymave oqeanike/detare me veçori të ndryshme, si dhe për lëvizjen e tyre nga një gjerësi gjeografike në tjetrën (shih figurën 4). Sipas vendit ku formohen, masat ajrore dhe rrymat oqeanike/detare mund të jenë ekuatoriale, tropikale ose polare. Gjatë lëvizjes nga një gjerësi gjeografike në tjetrën, ato shkaktojnë ndryshime të motit dhe klimës së zonave që prekin. 1 Çfarë është rrezatimi diellor dhe ku qëndron rëndësia e tij? Po rrezatimi tokësor?2 Si ngrohet shtresa e atmosferës pranë sipërfaqes së Tokës?3 Me ndihmën e mësuesit/es, gjeni nëse ka lidhje midis këtyre dy pohimeve: a) Në troposferë, për çdo 100 m rritje në lartësi, temperatura ulet me 0.60C. b) Rrezatimi tokësor ngroh shtresën e poshtme të atmosferës në kontakt me sipërfaqen. 4 Evidento brezat e nxehtësisë në planetin tonë dhe përshkruaj shkakun e formimit të tyre.5 Rendit faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e nxehtësisë në planet dhe përshkruaj veprimin e secilit prej tyre.6 Përshkruaj pasojat që sjell në planetin tonë shpërndarja e pabarabartë e nxehtësisë në shtresat e ajrit, pranë sipërfaqes së tij.7 Hulumto dhe gjej informacione mbi rrugën që përshkon rryma e Golfstrimit dhe diskuto mbi ndikimin e saj në temperaturat e ajrit në vendet ku ajo qarkullon.Rryma e Labradorit rrymë e ftohtë  rrymë e ngrohtëR r y m a e G o l fstr i m itNjë prej shembujve që tregon ndikimin e drejtpërdrejtë të rrymave oqeanike mbi klimë, është rryma e ngrohtë e Golfstrimit. Duke qenë se është një rrymë e ngrohtë, e formuar në ujërat ekuatoriale, ajo shkakton ngrohjen e ujërave e për rrjedhojë, edhe të ajrit në brigjet e Evropës Perëndimore dhe Veriperëndimore (pra sjell ngritjen e temperaturave në këto vende). Po kështu, shpërndarja e pabarabartë e nxehtësisë në ajrin mbi sipërfaqen tokësore dhe atë detare shkakton formimin dhe lëvizjen e masave të ndryshme ajrore, të cilat lëvizin vazhdimisht nga toka në det dhe anasjelltas. 4 Paraqitje skematike e rrugës që përshkon rryma e ngrohtë e Golfstrimit.00 (temperatura e ajrit +260C)23030’J (temperatura e ajrit +220C)23030’V(temperatura e ajrit +240C)Radha jote
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93