Page 9 - Demo
P. 9


                                    7Vendi dhe hapësira ...një ambientalist dhe një urbanist që të planifikojnë më mirë rrugët dhe hapësirat për ndërtimin e parqeve, pallateve, qendrave tregtare, ndërtesave industriale, porteve, hidrocentraleve, aeroporteve; për krijimin e hapësirave bujqësore etj. Ata duhet të njohin mirë terrenin, përbërjen e shtresave të tokës, klimën, veprimin e lumenjve, të ujërave nëntokësore etj.1 Diskuto ngjashmëritë dhe ndryshimet midis pamjes së vendbanimit tënd dhe atyre të paraqitura në figurat 1 dhe 2.2 Përshkruaj përmbajtjen e figurës përbri. Përcakto degën e gjeografisë që studion secilin prej mjediseve të paraqitura.3 Hulumto dhe përshkruaj se si mund të ndihmojnë njohuritë e marra në gjeografi në të përditshmen e një sportisti, shefi kuzhine, gazetari, piloti, shoferi, fermeri, arkitekti, ushtaraku dhe politikani.Gjeografia mjedisore studion marrëdhënien e ndërsjellë midis mjedisit fizik dhe veprimtarisë së njeriut. Ajo studion gjithashtu shkallën dhe mënyrën si ndikojnë ata te njëri-tjetri. Ky ndikim mund të jetë pozitiv ose negativ. Roli i gjeografisëGjeografia përmban shumë njohuri për botën që na rrethon. Këto njohuri ndihmojnë shoqërinë në drejtime të ndryshme. Në vijim do të shohim se si i ndihmon gjeografia njerëzit, si në profesione, ashtu edhe në jetën e tyre të përditshme. ...një student në vend të huaj apo një turist. Nëpërmjet gjeografisë, ata arrijnë të përshtaten me mjedisin e ri, njerëzit dhe me mënyrën si jetojnë. Gjithashtu, ata kuptojnë pse ndryshon ora në vende të ndryshme dhe mësojnë si ta llogaritin saktë atë....një shkencëtar për studimin e origjinës dhe përhapjes së sëmundjeve të ndryshme. Për të studiuar origjinën e sëmundjeve në lidhje me zonat ku ka ndotje të ajrit, ujit, tokave etj., atij i nevojiten të dhëna specifike, të cilat ia mundësojnë hartatgjeografike. ...një investues vendas ose të huaj. Njohuritë në fushën e gjeografisë e ndihmojnë atë për të gjetur mundësi të reja dhe mënyra më të përshtatshme për të investuar në vende të ndryshme.Sill shembuj që tregojnë se si na ndihmon gjeografianë jetën e përditshme (p.sh.: orientimi me anët e horizontit, orientimi në terren etj.).Radha jote Aspekte të ndryshme që studion gjeografia 4Gjeografia ndihmon:
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13