Page 96 - Demo
P. 96


                                    PUNË PRAKTIKE942.2Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:•	 përdor dhe lexon harta të ndryshme sinoptike; •	 parashikon dinamikën e motit përmes krahasimit të hartave sinoptike;•	 përdor instrumentet që ka përgatitur vetë, për të matur elementet e motit;•	 vëzhgon dhe interpreton të dhënat e regjistruara prej këtyre instrumenteve; •	 ndan me të tjerët përvojat dhe njohuritë e përftuara nga vëzhgimet individuale.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë. Materialet burimore:harta të ndryshme sinoptike, teksti mësimor i Gjeografisë 6, rubrika e parashikimit të motit në stacione të ndryshme televizive, interneti. Mjetet e punës: harta të ndryshme sinoptike, të siguruara përmes internetit ose prej mësueses, teksti mësimor, laps/stilolaps, fletore/fletë formati A-4, fletë kartoni, lapsa me ngjyra/lapustila, instrumentet e matjeve të elementeve të motit, të përgatitura prej nxënësit/es (termometri, barometri, higrometri, pluviometri, anemometri dhe flugeri).Metodologjia që do të përdoret: Punë në grupe. Puna përgatitore:Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit/et duhet të bazohen në disa njohuri shtesë, të tilla si: •	 vlerat e trysnisë atmosferike ndryshojnë në varësi të temperaturës së ajrit, pra nëse temperatura e ajrit është e lartë, trysnia atmosferike është e ulët; •	 kur një masë ajrore e ngrohtë lëviz drejt një mase ajrore të ftohtë, formon frontin e ngrohtë, dhe anasjelltas;•	 era lëviz nga një vend me trysni të lartë, drejt një vendi me trysni të ulët.Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike A. Shikoni hartën sinoptike të Evropës, të paraqitur në faqen 95 (ose harta të tjera sinoptike, të siguruara nga interneti) dhe tregoni:•	 disa nga vlerat e trysnisë atmosferike në kontinentin tonë, në momentin e matjes së tyre; •	 numrin e qendrave atmosferike me trysni më të lartë dhe numrin e atyre me trysni më të ulët, llojin e masave ajrore dhe fronteve atmosferike që janë formuar;•	 drejtimin e erës;•	 llojet e reshjeve që sjellin këto masa ajrore të paraqitura në hartë.PARASHIKIMI I MOTIT PËRMES LEXIMIT TË HARTAVE SINOPTIKE DHE PËRDORIMIT TË INSTRUMENTEVE TË THJESHTA
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100