Page 97 - Demo
P. 97
95U1010U1000U988U986U970U96399610001012100810161020102410241020101610281028102010241000100410121008992996102410201016102010241016102010081008 1000996992988 9889849849889809809769721004101210169921004L1035L1031L1025L1026L1022U991xxxxxxxxxxxxB. Nxirrni përfundimet mbi veçoritë që paraqet moti në këtë moment fotografimi në hartën e mësipërme, duke i shënuar ato në fletore/fletë formati A-4. Diskutoni në klasë rreth përfundimeve tuaja.C. Nëse keni siguruar nga interneti harta sinoptike që paraqesin motin për disa ditë rresht, vëzhgoni si ndryshojnë elementet e tij nga njëra hartë në tjetrën. Mbi bazën e ndryshimeve që dalloni, mund të bëni parashikimin e motit për ditët në vazhdim.D. Për të paraqitur dhe parashikuar motin në vendbanimin tuaj, shfrytëzoni të dhënat e regjistruara prej instrumenteve që keni përgatitur për temperaturën, trysninë atmosferike, lagështinë e ajrit, sasinë e reshjeve, shpejtësinë dhe drejtimin e erës. Mbi bazën e këtyre të dhënave, vizatoni me lapsa me ngjyra gjendjen e elementeve të motit (duke përdorur shenjat konvencionale) për ditët që keni përzgjedhur të analizoni dhe më pas paraqiteni punën tuaj si në figurën përbri. Diskutoni me njëri-tjetrin mbi përfundimet e arritura.Harta sinoptike e Evropës,data 7 mars 2015LEGJENDAULtrysnia atmosferike e ulët (në milibarë)trysnia atmosferike e lartë (në milibarë)front i ftohtëfront i ngrohtëfront i mbyllurfront i palëvizshëmreshjestuhikohë e vranët, mundësi për shidiellNëse dëshironi të shihni një model të paraqitjes dhe të parashikimit të motit, mund të klikoni mbi linkun:https://www.youtube.com/watch?v=yD621mF-k-EPër më kureshtarët

