Page 99 - Demo
P. 99


                                    97Sistemet fizike (Gjeosferat) Paraqitje skematike e qarkullimit të masave ajrore në gjerësitë gjeografike mesatareParaqitje skematike e ndryshimeve të elementeve të klimës me rritjen e 2 lartësisë3• Relievi ndikon në klimë nëpërmjet lartësisë, drejtimit dhe copëtimit të tij (shih figurën 3). Sa më lart të ngjitemi, aq më të ulëta janë temperaturat dhe trysnia atmosferike, kurse përqindja e lagështirës dhe llojet e reshjeve (bie borë) ndryshojnë. Copëtimi i relievit krijon mikroklima (relievet fushore, kodrinore apo malore karakterizohen nga klima të ndryshme), ndërsa drejtimi i tij ndikon në orientimin e rrymave të ndryshme ajrore. Malet shërbejnë si pengesa për erërat mbizotëruese, ndërsa grykat midis tyre luajnë rolin e korridoreve në drejtimin e erërave. masë ajrore e ngrohtë(tropikale)gjerësitë gjeografike mesatareniveli i detit, 0 metërreshje shiumasë ajrore e ftohtë (polare) reshje të dendurafront i ftohtëMe rritjen e lartësisë: temperatura ulet çdo 100 metër me 0,60C, trysnia atmosferike ulet dhe reshjet e shiut kthehen në reshje bore.Ndikimi i masave ajrore që lëvizin nga një gjerësi gjeografike në tjetrën, duket qartë, sidomos në ndryshimet që vihen re gjatë vitit në klimën e vendeve të gjerësive mesatare. Në stinën e dimrit, gjerësitë mesatare janë më tepër nën ndikimin e masave ajrore të ftohta që vijnë nga zonat polare e subpolare, ndërsa në stinën e verës, nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga tropiku. Në gjerësitë mesatare të Hemisferës Veriore ndodhet edhe vendi ynë. Përshkruaj si ndikon relievi në klimën e vendit tënd.• Afërsia me sipërfaqet ujore është një prej faktorëve me ndikim të drejtpërdrejtë në zbutjen e klimës (shih figurën 4). Vendet me dalje në det dhe pranë liqeneve kanë klimë më të butë se zonat tokësore, sepse mbi sipërfaqet e deteve dhe të liqeneve formohen e qarkullojnë masa ajrore të ngopura me lagështi.• Rrymat oqeanike e detare (të ngrohta apo të ftohta) sjellin ndryshime në klimën e vendeve pranë të cilave kalojnë. Kështu, rrymat e ngrohta ndikojnë në rritjen e temperaturës dhe të lagështirës së ajrit, pra në zbutjen e klimës (p.sh. rryma e Golfstrimit për Evropën Perëndimore dhe Veriperëndimore), ndërsa rrymat e ftohta i ulin temperaturat dhe lagështirën e ajrit (p.sh. rryma e Labradorit për brigjet verilindore të Amerikës së Veriut).• Bimësia, veçanërisht ajo pyjore, zbut diferencat e temperaturave dhe krijon mikroklima. • Veprimtaria njerëzore është një prej faktorëve, që aktualisht e ka rritur ndjeshëm veprimin e saj mbi klimë. Ajo ndikon pozitivisht në zbutjen e klimës me rritjen e sipërfaqeve ujore e pyjore, por edhe negativisht kur shtohen sipërfaqet e asfaltuara, zvogëlohen hapësirat e gjelbra, si dhe gjatë çlirimit të gazeve të dëmshme e të pluhurave në atmosferë. gjatë ditësnxehtë nxehtë freskët freskëtgjatë natësajri fryn nga toka në drejtim tëdetit (puhi tokësore) ajri fryn nga deti në drejtim tëtokës (puhi detare) gjatë ditësnxehtë nxehtë freskët freskëtgjatë natësajri fryn nga toka në drejtim tëdetit (puhi tokësore) ajri fryn nga deti në drejtim tëtokës (puhi detare) Paraqitje skematike e lëvizjes së masave ajrore midis tokës dhe sipërfaqeve 4 ujoreKLIMA
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103