Page 105 - Demo
P. 105
1. NUMRAT NATYRORË. MBLEDHJA DHE ZBRITJA E TYRE101Mbani mend:Për të gjetur një numër, kur njihet vlera e një pjese të tij, të shprehur në thyesë, mjafton të pjesëtojmë këtë vlerë me këtë thyesë. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Rruga shtëpi-shkollë bëhet për 53 e orës. Për sa minuta e bëni ju atë? 2. Rruga fshat-qytet është pjesërisht e asfaltuar. Pjesa e asfaltuar është 8 km dhe përbën 32 e rrugës. Sa km është rruga? 3. Pas zëvendësimit të motorit, shpejtësia maksimale e makinës u rrit me 320, që përbën 24 km/orë. Sa është tani shpejtësia maksimale e makinës? USHTRIME1 Klasa kishte 30 nxënës. 52 e nxënësve ishin vajza. Sa vajza kishte klasa? 2 Në një degë kumbulle kishte 12 kokrra. Kur u shkund dega, 32 e tyre ranë në tokë. Sa kokrra ranë në tokë? 3 Nga një fjongo, me gjatësi 10 m, u prenë 54 e gjatësisë për të lidhur një kuti dhuratash. Sa metra fjongo mbetën? 4 Në një faqe libri ka 2200 shkronja. 120 e tyre e përbën shkronja “a”, kurse 350 e tyre i përbën shkronja “i”. Sa herë haset secila nga këto shkronja në këtë faqe libri? 5 Çiklisti përshkoi për tri ditë 144 km. Ditën e parë ai përshkoi 31 e rrugës, kurse ditën e dytë 512 e rrugës. Sa km përshkoi ditën e tretë? 6 Një djalë është 10 vjeç. Mosha e tij është sa 72 e moshës së babait të tij. Ç’moshë ka babai? 7 Shitësi shiti paradite 900 kg domate, që përbëjnë 815 e sasisë së domateve në dyqan. Sa kg domate i mbetën pa shitur? 8 Daktilografistja shtypi 31 e dorëshkrimit dhe pastaj pas pushimit, edhe 10 faqe të tjera. Ajo vuri re që kishte shtypur gjysmën e dorëshkrimit. Sa faqe është dorëshkrimi? Gjatë gjumit dimëror, ariu i murrmë humbet mesatarisht 619 të masës së vet. Sa do të jetë, në mbarim të dimrit, masa e një ariu që në fillim të tij ishte 323 kg? 9

