Page 11 - Demo
P. 11


                                    7Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja: •	 identifikon 10 shifrat-simbole për paraqitjen e numrave natyrorë; në bazë të tyre dallon sistemin numerik dhjetor (me bazë 10); •	 shkruan dhe lexon numrat natyrorë deri në klasën e miliardave, duke i ndarë në klasa, si dhe përcakton vendvlerën e secilës shifër; •	 vendos numrat natyrorë në boshtin numerik dhe i krahason ata; •	 modelon radhitjen e numrave, duke zbuluar rregullën përkatëse; •	 kryen veprime aritmetike me numra natyrorë (mbledhjen, zbritjen); •	 zbaton radhën e kryerjes së veprimeve themelore matematikore me numra natyrorë; •	 përcakton bashkësinë e numrave natyrorë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes; •	 modelon barazime duke përdorur veprimet me numra natyrorë; •	 zgjidh problema duke përdorur veprimet me numra natyrorë. Numrat natyrorë. Mbledhja dhe zbritja e tyreA E DINI SE...?1Thonë se në lashtësi, tre barinj arrinin të numëronin delet e një kopeje (kur numri i këtyre ishte më i vogël se 1000), duke përdorur gishtat e duarve. •	 Bariu i parë i numëronte delet një nga një, duke përdorur 10 gishtat (numëronte njëshet). •	 Bariu i dytë vrojtonte gishtat e të parit dhe ngrinte një gisht të vetin sa herë vërente që bariu i parë kishte ngritur 10 gishta (pra numëronte dhjetëshet). •	 Bariu i tretë vrojtonte gishtat e të dytit dhe ngrinte një gisht të vetin sa herë vërente që i dyti kishte ngritur 10 gishta (numëronte qindëshet). Nëse p.sh., në fund të numërimit kishin gjendjen e paraqitur në figurën 1.1, atëherë numri i deleve të kopesë është 567. 567 = 5 qindëshe + 6 dhjetëshe + 7 njëshe Numrat natyrorë tregojnë sasi të caktuara sendesh, gjallesash etj., (p.sh.: 5 nxënës, 12 dele, 15 000 banorë etj).Shumë popuj kanë përdorur një sistem të vetin numerik, por në fund u përcaktua një sistem i vetëm.Shifrat 1, 2,... 9 njihen si shifrat arabe, për shkak të origjinës së tyre. Sot, në botën arabe përdoren shifra të tjera, të ngjashme me ato që përdoren në Europë e më gjerë.Shpesh, në jetën tonë të përditshme, hasim edhe shifra të sistemit të numërimit romak.Fjalë kyçe: numër natyror, sistem dhjetor, shifra, rende, klasa, njëshet, mijëshet, milionat, krahasim, më i madh, më i vogël, bosht numerik, rrumbullakim, dhjetëshe, qindëshe, mijëshe më e afërt, mbledhorë, shumë, veti të mbledhjes, ndryshim, shprehje numerike.
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15