Page 111 - Demo
P. 111
107Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• përkufizon trekëndëshin, elementet dhe llojet e tyre; • klasifikon trekëndëshat sipas brinjëve dhe sipas këndeve; • cakton shumën e këndeve të një trekëndëshi; • përkufizon shumëkëndëshin dhe shumëkëndëshin e rregullt; • përkufizon paralelogramet dhe identifikon llojet dhe vetitë e tyre; • konstrukton trekëndëshin barabrinjës, katrorin, drejtkëndëshin, rombin, romboidin, gjashtëkëndëshin e rregullt; • njehson perimetrin e figurave (vijave të thyera) gjeometrike; • përkufizon rrethin, elementet e tij (qendrën, rrezen, diametrin, tangjenten, sekanten) dhe qarkun; • konstrukton rrethin kur jepet rrezja dhe diametri. FIGURAT GJEOMETRIKEA E DINI SE...?5Për shekuj me radhë, matematikanët kanë hamendësuar se, për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën me minimumin e materialit të ndërtimit, ndarja me forma gjashtëkëndore ishte më e mirë se ajo me trekëndësha barabrinjës, katrorë a çdo formë tjetër. Por nuk arrinin ta shpjegonin plotësisht përse. Më vonë, në vitin 1999, profesori i njohur Tomas Hejlsi vërtetoi matematikisht përparësitë e asaj që u quajt “hipoteza e hojeve”. Gjashtëkëndëshat janë të përshtatshëm për të mbushur të gjithë hapësirën në dispozicion, duke i dhënë një strukturë të fortë e pa vende bosh. Katrorët do të mbushnin hapësirën, por nuk do të krijonin një strukturë të fortë. Trekëndëshat do të mbushnin hapësirën, do të krijonin një strukturë të fortë, por këndet e tyre do ta vështirësonin marrjen e mjaltit. Me një sasi fare minimale dylli, bletët mund të prodhojnë hoje (në formë gjashtëkëndore) të lehta, por të qëndrueshme dhe të ruajnë një sasi maksimale mjalti në çdo huall. Nuk është çudi që hojet përshkruhen si “kryevepër arkitekturore”.Fjalë kyçe: shumëkëndësh, brinjë, kënd, shumëkëndësh i rregullt, trekëndësh, llojet e tij, sipërfaqe, perimetër, diagonal, trapez, paralelogram, drejtkëndësh, romb, katror, rreth, rreze, qendër, hark, kordë, tangjente.

