Page 112 - Demo
P. 112
MATEMATIKA 61085.1 Shumëkëndëshat A Kërkoni dhe zbuloniVizatoni një vijë të thyer të mbyllur që të ketë: a) 5 brinjë; b) 6 brinjë. Cila figurë gjeometrike formohet?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen tuaj.B Vrojtoni dhe mësoniNë figurën 5.1 është paraqitur një figurë e kufizuar nga një vijë e thyer dhe e mbyllur, e cila ka 4 kulme dhe 4 brinjë. Kjo figurë është një katërkëndësh. Emërtoni kulmet e tij. Gjeni brinjët dhe këndet e tij.Katërkëndëshi është një nga llojet e shumëkëndëshave. Shumëkëndëshi është figura që përbëhet nga një vijë e thyer dhe e mbyllur. Lloji më i thjeshtë i shumëkëndëshit është trekëndëshi, i cili ka vetëm tri brinjë. Shumëkëndëshi që ka 4, 5, 6 a më shumë brinjë, emërtohet përkatësisht katërkëndësh, pesëkëndësh, gjashtëkëndësh etj.Në figurën 5.2 janë paraqitur lloje të ndryshme shumëkëndëshash. Emërtoni secilin prej tyre. Mbani mend:Shumëkëndëshi quhet i rregullt, nëse ai i ka të gjitha brinjët dhe këndet të barabarta.Trekëndëshi barabrinjës është shumëkëndësh i rregullt (fig. 5.3). Të gjitha këndet e tij kanë masë 60º. Katrori është shumëkëndësh i rregullt (fig. 5.4). Ai i ka të gjitha këndet me masë 90º.Fig. 5.3 Fig. 5.4Në figurën 5.5 është paraqitur gjashtëkëndëshi ABCDEF. Segmenti [BE] bashkon dy kulme që nuk janë fqinje. Ky segment quhet diagonale e gjashtëkëndëshit. B CDAFig. 5.1Fig. 5.2Fig. 5.5CB EDA F

