Page 113 - Demo
P. 113
5. FIGURAT GJEOMETRIKE 109USHTRIME1 Emërtoni kulmet, gjeni brinjët dhe këndet e shumëkëndëshit të paraqitur në figurën 5.7. Fig. 5.7BA CFig. 5.82 Është dhënë trekëndëshi ABC (fig. 5.8). Duke bërë matjet gjeni perimetrin e tij.3 Është dhënë shumëkëndëshi ABCDE (fig. 5.9). a) Gjeni perimetrin e tij. b) Ndërtoni të gjitha diagonalet që dalin nga kulmi A. 4 Perimetri i katërkëndëshit MNPQ është 17 cm. Dihet se MN = NP = PQ = 4 cm. Gjeni gjatësinë e brinjës [MQ]. 5 Vizatoni një katërkëndësh që të ketë: a) dy kënde fqinje të gjera; b) dy kënde përballë të gjera. 6 Vizatoni një katërkëndësh me dy kënde të drejta. A mund të mos jenë të drejta dy këndet e tjera? Punë në grupa) Vizatoni të gjitha diagonalet e gjashtëkëndëshit ABCDEF që dalin nga kulmi B.b) Sa diagonale ka katërkëndëshi ABCD? Mbani mend:Perimetri i shumëkëndëshit është i barabartë me shumën e gjatësive të brinjëve të tij. Simbolikisht perimetri shënohet me P.C Ushtrohuni duke zbatuar1. A mund të vizatoni një shumëkëndësh, ku numri i brinjëve të jetë 5 dhe numri i kulmeve të jetë 6? 2. a) Në figurën 5.6 tregoni shumëkëndëshat që kanë brinjë paralele. b) Tregoni shumëkëndëshat që kanë kënde të drejta. B C E F GADFig. 5.63. Vizatoni një shumëkëndësh që të ketë 4 kulme, brinjë me të njëjtën gjatësi e paralele dy nga dy, por asnjë kënd të drejtë. 4. Gjeni shumëkëndësha në mjedisin e klasës. Emërtojini ata sipas numrit të brinjëve.Mbani mend:Bashkësia e pikave të rrafshit që ndodhen në shumëkëndësh dhe brenda tij, quhet sipërfaqe shumëkëndëshe. Simbolikisht sipërfaqja shënohet me S.Segmenti që bashkon dy kulme jo të njëpasnjëshme të një shumëkëndëshi quhet diagonale.BCDA EFig. 5.9

