Page 114 - Demo
P. 114


                                    MATEMATIKA 61105.2 TrekëndëshatA Kërkoni dhe zbuloni1. A mund të vizatoni një vijë të thyer, të mbyllur me dy brinjë? 2. A mund të vizatoni një vijë të thyer, të mbyllur me tri brinjë? Çfarë shumëkëndëshi formohet? Nga ndryshon shumëkëndëshi juaj nga shumëkëndëshi që ka vizatuar shoku/shoqja e bankës?Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniTrekëndëshi është shumëkëndëshi që ka tri brinjë (tri kulme, tri kënde). Trekëndëshi nuk ka asnjë diagonale.Mbani mend:Bashkësia e pikave të rrafshit që ndodhen në trekëndësh dhe brenda tij, quhet sipërfaqe trekëndëshe.I. Llojet e trekëndëshave a) Sipas gjatësive të brinjëve, trekëndëshi mund të jetë: a) b) c)Fig. 5.10•	 barabrinjës (kur ka tri brinjë të barabarta, fig. 5.10/a);•	 barakrahës (dybrinjëshëm) kur ka dy brinjë të barabarta (fig. 5.10/b);•	 brinjëndryshëm (kur nuk ka brinjë të barabarta, fig. 5.10/c).b) Sipas masave të këndeve, trekëndëshi mund të jetë: •	 kënddrejtë (kur ka një kënd të drejtë, fig 5.11/a);•	 këndgjerë (kur ka një kënd të gjerë, fig. 5.11/b);•	 këndngushtë (kur ka tri kënde të ngushta, fig. 5.11/c).Në trekëndëshin kënddrejtë (fig. 5.11/d), brinjët që formojnë këndin e drejtë, quhen katete; brinja tjetër quhet hipotenuzë. Fig. 5.11a) b) c) d)hipotenuzakatet
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118