Page 115 - Demo
P. 115


                                    5. FIGURAT GJEOMETRIKE 111USHTRIME1 Sa trekëndësha ka në figurën 5.14? Emërtoni të gjithë trekëndëshat. 2 Tregoni llojin e trekëndëshit, dy kënde të të cilit janë: a) nga 45º; b) nga 60º. 3 A ka trekëndësh që të ketë: a) dy kënde të ngushta? b) dy kënde të drejta? c) dy kënde të gjera? Argumentoni përgjigjen.4 Gjeni masën e këndit të tretë të trekëndëshit, kur njihen masat e dy këndeve të tij. a) 40º dhe 70º; b) 50º dhe 50º; c) 60º dhe 80º . 5 Në trekëndëshin ABC, jepet këndi m( C) = 90º. Sa mund të jetë masa e këndit A? II. Veti të trekëndëshit a. Shuma e masave të këndeve të trekëndëshit është 180º. (Nga kjo rrjedh që trekëndëshi nuk mund të ketë më shumë se një kënd të gjerë; as më shumë se një kënd të drejtë).b. Në çdo trekëndësh, përballë këndit më të madh, ndodhet brinja më e madhe dhe përballë brinjës më të madhe, ndodhet këndi më i madh. c. Në çdo trekëndësh, përballë brinjëve të barabarta, ndodhen kënde të barabarta dhe e anasjella. d. Në çdo trekëndësh, shuma e gjatësive të dy brinjëve është më e madhe se brinja e tretë. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Përcaktoni sipas brinjëve, llojet e trekëndëshave të paraqitur në figurën 5.12. Fig. 5.12 2. Përcaktoni sipas këndeve, llojet e po këtyre trekëndëshave. 3. A mund të ndërtoni një trekëndësh barakrahës, që të jetë: a) kënddrejtë; b) këndgjerë? c) Po një trekëndësh barabrinjës kënddrejtë? 4. Trekëndëshi i Bermudeve është një zonë në oqeanin Atlantik, afërsisht 1,2 milionë kilometra katrorë. Matni këndet dhe brinjët e Trekëndëshit të Bermudeve dhe tregoni çfarë lloj trekëndëshi është. BermudaPuerto RikoMajemiFig. 5.13Fig. 5.14Punë në grupVizatoni trekëndësha të ndryshëm. Matni secilin nga këndet e tij. Gjeni shumën e këndeve të trekëndëshit. Çfarë vini re?
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119