Page 116 - Demo
P. 116


                                    MATEMATIKA 61125.3 Katërkëndëshat. Trapezi. Paralelogrami A Kërkoni dhe zbuloni1. Në një fletë të bardhë, vizatoni një katërkëndësh.a) Sa diagonale ka ai?b) Matni me këndmatës, masat e këndeve të katërkëndëshit dhe gjeni shumën e tyre. Sa është ajo?Nga ndryshon katërkëndëshi që keni vizatuar nga katërkëndëshi që ka vizatuar shoku/shoqja juaj? Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniI. Katërkëndëshi Shumëkëndëshi që ka katër brinjë quhet katërkëndësh. Në figurën 5.15 është paraqitur katërkëndëshi ABCD.  Dalloni brinjët, këndet dhe diagonalet e tij.Mbani mend:Bashkësia e pikave të rrafshit që ndodhen në katërkëndësh dhe brenda tij, quhet sipërfaqe katërkëndëshe.Shuma e masave të këndeve të katërkëndëshit është 360º . II. TrapeziTrapez quhet katërkëndëshi që ka vetëm një çift brinjësh ballë për ballë paralele. Në figurën 5.16 janë paraqitur tre trapeza, në të cilët [AB]||[CD], kurse [AD] nuk është paralele me [BC].A BD CA B A BD C D CFig. 5.16Brinjët paralele quhen baza të trapezit. Në qoftë se brinjët joparalele të trapezit janë të barabarta, trapezi quhet barakrahës (dybrinjëshëm). Në trapezin barakrahës, këndet e bazës janë kongruente. III. Paralelogrami Paralelogram quhet katërkëndëshi që i ka brinjët përballë dy nga dy paralele. Në figurën 5.17 është paraqitur paralelogrami ABCD, tek i cili [AB]||[DC] dhe [AD]||[BC]. BCADFig. 5.17ABD C Fig. 5.15
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120