Page 117 - Demo
P. 117
5. FIGURAT GJEOMETRIKE 113USHTRIMEKëndet A dhe C quhen kënde përballë njëri-tjetrit; po kështu këndet D dhe B. Dy kënde të paralelogramit që i kanë kulmet në të njëjtën brinjë, quhen fqinje. Të tilla janë këndet A me B ; B me C etj. Veti të paralelogramit:a. Brinjët përballë janë dy nga dy të barabarta dhe paralele.b. Këndet përballë janë dy nga dy të barabarta. c. Dy kënde fqinje e kanë shumën 180º. d. Diagonalet priten në një pikë, që është mesi i secilës diagonale.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Tri kënde të katërkëndëshit ABCD janë nga 90º. Sa është masa e këndit të katërt? 2. Në rrjetin me katrorë të fletës së fletores, vizatoni një katërkëndësh që: a) të mos ketë brinjë paralele; b) të ketë një çift brinjësh paralele; c) të ketë dy çifte brinjësh paralele, por asnjë kënd të drejtë. 3. Vrojtoni këtë mozaik. Tregoni llojet e shumëkëndëshave që janë përdorur në të. Krijoni vetë një mozaik me katërkëndësha.1 Tri kënde të një katërkëndëshi kanë masën 80º, 90º, 100º. Gjeni masën e këndit e katërt.2 Rrethoni përgjigjen e saktë: Në trapezin që ka një kënd të drejtë, 90º është masa e: a) njërit kënd; b) dy këndeve; c) tri këndeve; d) katër këndeve. 3 Në trapezin ABCD (AB||DC), gjeni masën e këndit të panjohur x, sipas të dhënave në figurën 5.18. BCAD130°x.Fig. 5.184 Në paralelogramin ABCD (fig. 5.19), jepen brinja AB = 12 cm dhe diagonalet AC = 20 cm; BD = 14 cm. Gjeni perimetrin e trekëndëshit AOB. DO12CA BFig. 5.19

