Page 118 - Demo
P. 118
MATEMATIKA 61145.4 Drejtkëndëshi. Rombi. Katrori A Kërkoni dhe zbuloni1. Në fletoren me katrore, ndërtoni një çift drejtëzash paralele horizontale. Më pas, ndërtoni një çift tjetër drejtëzash vertikale, që janë pingule me të parat.a) A është paralelogram katërkëndëshi i formuar?b) Si janë këndet e tij?c) Matni me vizore gjatësitë e diagonaleve të tij. Çfarë vini re?B Vrojtoni dhe mësoniI. Drejtkëndëshi Paralelogrami që ka një kënd të drejtë, quhet drejtkëndësh (fig. 5.20).Drejtkëndëshi ka të gjitha vetitë e paralelogramit dhe dy veti të veçanta: a. I ka të katër këndet të drejta. b. I ka diagonalet të barabarta. II. Rombi Paralelogrami që dy brinjët fqinje i ka të barabarta, quhet romb (fig. 5.21).Rombi i ka të gjitha vetitë e paralelogramit, por ka edhe këto veti të veçanta: a. I ka të katra brinjët të barabarta. b. I ka diagonalet normale. c. I ka diagonalet simetrale të këndeve të tij. III. Katrori Rombi që ka një kënd të drejtë, quhet katror (fig. 5.22).Katrori i ka të gjitha vetitë e rombit, por ka edhe këto veti të veçanta: a. I ka të katra këndet të drejta. b. I ka diagonalet të barabarta. Katrori është drejtkëndëshi me brinjë fqinje të barabarta.Katrori ka të gjitha vetitë e drejtkëndëshit, por ka edhe këto veti të veçanta:a. I ka të gjitha brinjët e barabarta.b. I ka diagonalet normale.c. I ka diagonalet simetrale të këndeve të tij.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Duke parë figurën 5.23 plotësonitabelën.Fig. 5.20A BD CBA CDFig. 5.21A BD COFig. 5.22A B C D EJ H I F GFig. 5.23

