Page 12 - Demo
P. 12


                                    MATEMATIKA 681.1 Shkrimi dhe leximi i numrave natyrorë A Kërkoni dhe zbuloniBashkëbisedoni me shokun ose shoqen:•	 Cilat janë shifrat që përdorim për të shkruar numrin natyror?•	 Cili është numri më i vogël natyror? Po më i madhi?•	 A tregon të njëjtën vlerë shifra 4 në numrat: 45; 134; 45 560?Argumentoni përgjigjen. Jepini shokut një numër natyror dyshifror, treshifror, katërshifror etj., dhe kërkojini të lexojë numrin.B Vrojtoni dhe mësoniI. Sistemi dhjetor i numërimit Në botën e numrave ekzistojnë disa rregulla për shkrimin dhe leximin e tyre. Këto rregulla formojnë një sistem numërimi. Sot ne përdorim gjerësisht sistemin dhjetor të numërimit, që ka këto veçori: •	 përdoren vetëm dhjetë shenja (shifra) për të shkruar numrat: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9;•	 dhjetë njësi të një rendi formojnë një njësi të një rendi më të lartë (p.sh. dhjetë qindëshe formojnë një mijëshe);•	 sistemi dhjetor është pozicional. Kjo do të thotë që e njëjta shifër ka vlera të ndryshme, kur vendoset në vende të ndryshme. Bashkësia e numrave natyrorë shënohet simbolikisht me N = {1; 2; 3; 4;......}.Numri 0 (zero) nuk është numër natyror. Kur shtojmë numrin 0 (zero), atëherë bashkësia quhet bashkësi e zgjeruar e numrave natyrorë. Shënohet: N_0={0;1;2;3;…}II. Shkrimi dhe leximi i numrave natyrorë Numri shumëshifror mund të zbërthehet sipas rendeve. 709 = 7 qindëshe + 0 dhjetëshe + 9 njëshe = 7·100 + 0 ·10 + 9 · 1 7214 = 7M + 2Q + 1Dh + 4Nj = 7 · 1000 + 2 · 100 + 1 · 10 + 4 · 1 348 075 = 3QM + 4 DhM + 8M + 0Q + 7Dh + 5Nj = = 3 · 100 000 + 4 · 10000 + 8 · 1000 + 0 · 100 + 7 · 10 + 5 · 1 9629090 = 9 · 1 000 000 + 6 · 100 000 + 2 · 10 000 + 9 · 1000 + 9 · 10Rendet grupohen tri nga tri në grupe të quajtura klasa. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur zbërthimet e disa numrave natyrorë.Klasa Milionat Mijëshet NjëshetRendi Q.milion Dh.milion Miliona QM DhM M Q Dh NjNumri7 0 97 2 1 43 4 8 0 7 59 6 2 9 0 9 04 3 5 6 7 8 2 9 1Kur shkruajmë numrat, mund të lëmë një hapësirë ndërmjet klasës së milionave dhe asaj të mijësheve; ndërmjet klasës së mijësheve dhe asaj të njësheve, për të lehtësuar leximin e numrit. Shkruajmë 136547 dhe jo 13 6547. 
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16