Page 120 - Demo
P. 120
MATEMATIKA 61165.5 Rrethi dhe elementet e tij A Kërkoni dhe zbuloni1. Vendosni një pikë A në fletore. Vendosni 5 pika që të kenë largësinë 3 cm nga A. Si mendoni, në çfarë vije ndodhen ato? Bashkojini pikat midis tyre me laps. A mund të gjeni pika të tjera që kanë largësinë 5 cm nga pika A? Sa të tilla?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniMe ndihmën e kompasit, mund të vizatoni një rreth. Pikat e tij kanë largesa të barabarta nga pika ku është vendosur gjilpëra e kompasit.Një pikë çfarëdo e rrafshit, në lidhje me rrethin me qendër O e rreze r, mund të jetë: a) pikë e brendshme, si pika P (fig. 5.29), për të cilën OP < r; b) pikë në rreth, si pika Q, për të cilën OQ = r; c) pikë e jashtme, si pika R, për të cilën OR > r. Harku është një pjesë e rrethit, e kufizuar nga dy pika të tij. Harku që kufizohet nga pikat A, B shënohet AB dhe lexohet “harku AB” (fig. 5.30). Korda (sekantia) është segmenti që bashkon dy pika të rrethit. Çdo kordë e ndan rrethin në dy harqe. sipërfaqe rrethoreharkkordëdiametërRrABQPOrrethirrezeFig. 5.29tangjenteFig. 5.31Mbani mend:Rrethi është bashkësia e pikave në rrafsh, të baraslarguara nga e njëjta pikë fikse O. Kjo pikë quhet qendër e rrethit. Largesa e çdo pike të rrethit nga qendra quhet rreze e rrethit (fig. 5.28). Çdo rreth e ndan rrafshin në dy pjesë (zona); të brendshmen dhe të jashtmen. Pjesa e brendshme, e kufizuar prej rrethit, duke përfshirë edhe vetë rrethin, quhet sipërfaqe rrethore (qark).sipërfaqe rrethoreharkkordëdiametërRrABQPOrrethirrezeFig. 5.28Korda që kalon nga qendra e rrethit quhet diametër. Gjatësia e diametrit është sa dyfishi i rrezes. Harqet, në të cilat diametri ndan rrethin, janë të barabarta. Tangjente e rrethit quhet drejtëza që ka vetëm një pikë të përbashkët me rrethin. Tangjentja dhe rrezja e rrethit në këtë pikë janë normale (fig. 5.31).sipërfaqe rrethoreharkkordëdiametërRrABQPOrrethirrezeFig. 5.30

