Page 121 - Demo
P. 121
5. FIGURAT GJEOMETRIKE 117USHTRIME1 Rrethoni përgjigjen e saktë. Rrethi është vijë në rrafsh, të gjitha pikat e së cilës kanë largesa të barabarta:a) nga një drejtëz; b) nga një hark; c) nga një pikë e rrafshit; d) nga një rrafsh.Korda është një segment që bashkon: a) dy pika të planit; b) dy pika të qarkut; c) dy pika të rrethit. 2 Në figurën 5.35 tregoni rrezet, kordat, diametrat. Vizatoni një drejtëz tangjente me rrethin.3 A mund të vizatoni në rrethin me qendër O e rreze 5 cm, një kordë me gjatësi: a) 5 cm? b) 7 cm? c) 10 cm? d) 14 cm? 4 Vizatoni: a) dy rrathë me rreze 2 cm dhe 3 cm, të cilët nuk kanë asnjë pikë të përbashkët;b) dy rrathë prerës me rreze 2 cm dhe 3 cm. 5 Shuma e diametrit me rrezen e një rrethi është 18 cm. Sa cm është rrezja e rrethit? MA BKCNFig. 5.32 C Ushtrohuni duke zbatuar1. Sa rrathë janë paraqitur në figurën 5.32? Tregoni qendrat dhe rrezet e tyre. Në secilin rreth, tërhiqni edhe një rreze tjetër dhe një diametër. 2. Merrni dy pika A, B në fletën e letrës. Vizatoni me anë të kompasit një rreth me qendër në pikën A e që kalon nga pika B. Më pas, një rreth me qendër në pikën B e që kalon nga pika A. Shënoni një pikë që ndodhet në dy rrathët e një pikë që ndodhet brenda tyre. 3. Vizatoni drejtkëndëshin e paraqitur në figurën 5.33. Vizatoni një rreth me qendër O dhe rreze [OA]. Ai do të kalojë edhe nga pikat B, C, D. Shpjegoni përse. 4. Vizatoni në një fletë letre, një rreth me rreze 5 cm. Prisni nga fleta qarkun që kufizohet nga ky rreth. Paloseni qarkun 2 herë, siç tregohet në figurën 5.34 dhe vijat e palosjes shënojini me ngjyrë të kaltër. Çfarë vini re? 0 5Fig. 5.34A BDOCFig. 5.33DOENMFig. 5.35

