Page 122 - Demo
P. 122
MATEMATIKA 6118A Kërkoni dhe zbuloniShpjegoni si mund të konstruktohet drejtkëndëshi me ndihmën e vizores dhe të kompasit kur njohim përmasat e tij.DD C D C D CA BC1 2 3 4A BFig. 5.36 B Vrojtoni dhe mësoniPunë në grupKonstruktoni sipas shembullit të mësipërm drejtkëndëshin me përmasa 4 cm dhe 6 cm dhe katrorin me brinjë 4 cm. Shembulli 1 Konstruktoni rombin me diagonale 8 cm dhe 6 cm.Zgjidhjea) Konstruktoni segmentin AC = 8 cm dhe me anë të vizores së shkallëzuar, caktoni mesin e tij O.b) Me anë të trekëndëshit të vizatimit, konstruktoni një drejtëz normale me drejtëzën (AC) në pikën O.c) Mbi këtë normale, në anë të ndryshme të O, merrni pikat B dhe D të tilla që OB = OD = 3 cm. Që do të thotë BD = 6cm.d) Bashkoni B me A dhe C; bashkoni D me pikat A dhe C. Katërkëndëshi ABCD është rombi i kërkuar. Tregoni pse.Në figurën 5.37 tregohet një mënyrë tjetër e konstruktimit të rombit me ndihmën e çiftit të drejtëzave paralele që kanë të njëjtën largesë. Shembulli 2 Konstruktoni deltoidin me pikëprerje të diagonaleve në pikën O, duke ditur se kjo pikë ndan njërën diagonale në segmentet 5 cm dhe 3 cm, kurse diagonalen tjetër në segmentet 4 cm dhe 4 cm.Zgjidhjea) Konstruktoni segmentin [AC] me gjatësi 8 cm dhe gjeni mesin e tij O. Kemi AO = OB = 4 cm.b) Me anë të trekëndëshit të vizatimit, konstruktoni normalen me drejtëzën (AC) në pikën O të saj.c) Në këtë normale, në anë të kundërta të O, merrni pikat B dhe D, të tilla që OB = 5 cm dhe OD = 3 cm.5.6 Ndërtimi i disa shumëkëndëshave me vizore dhe kompasa bcdFig. 5.37

