Page 123 - Demo
P. 123
5. FIGURAT GJEOMETRIKE 119USHTRIMEd) Bashkoni B me A dhe C; bashkoni D me pikat A dhe C. Katërkëndëshi ABCD është deltoidi i kërkuar. Tregoni pse.III. Për të konstruktuar një trekëndësh barabrinjës ndiqni hapat e mëposhtëm:a) me anën e kompasit, konstruktoni një rreth;b) duke mbajtur kompasin të hapur sa rrezja e rrethit, ndani rrethin në 6 pjesë të barabarta;c) bashkoni tri pika jo të njëpasnjëshme.Kontrolloni nëse trekëndëshi i ndërtuar, është trekëndësh barabrinjës.Për të konstruktuar një gjashtëkëndësh të rregullt, veproni si më sipër. Ndani një rreth në 6 pjesë të barabarta. Bashkoni pikat e ndarjes një pas një. Kontrolloni nëse gjashtëkëndëshii formuar është gjashtëkëndësh i rregullt.Trekëndëshi barabrinjës me brinjë 4 cm mund të konstruktohet edhe me një mënyrë tjetër.• Merrni segmentin [AB] me gjatësi 4 cm.• Me qendër në pikën A, hiqni një hark rrethi me rreze 4 cm.• Me qendër në pikën B, hiqni një hark rrethi me rreze përsëri 4 cm.• Le të jetë C pika ku priten këto dy harqe.Trekëndëshi ABC është trekëndëshi i kërkuar. Tregoni pse.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Konstruktoni katrorin me diagonale 8 cm. Tregoni si do të veproni.2. Me ndihmën e rrethit, konstruktoni një trekëndësh barabrinjës me brinjë 3 cm.3. Me ndihmën e rrethit, konstruktoni një gjashtëkëndësh të rregullt me brinjë 4 cm.4. Në trekëndëshin kënddrejtë ABC, shënoni me M, N dhe O përkatësisht meset e brinjëve [AB], [AC] dhe [BC]. Konstruktoni segmentet [MO] dhe [NO]. Kontrolloni nëse katërkëndëshi AMON është drejtkëndësh. 1 Plotësoni figurën 5.38, duke konstruktuar një romb brenda drejtkëndëshit. 2 Shpjegoni si mund të plotësohet me tej figura 5.39, për të konstruktuar rombin me anën të trekëndëshit të vizatimit. 3 Konstruktoni me ndihmën e vizores dhe kompasit, trekëndëshin barabrinjës me brinjë 4 cm. Argumentoni veprimet.4 Konstruktoni një deltoid me diagonale 6 cm dhe 3 cm.5 Jepni një përshkrim sa më të shkurtër, por të mjaftueshëm, për të dalluar katërkëndëshin e dhënë në figurën 5.40. Fig. 5.38Fig. 5.39Fig. 5.40DA BC

