Page 124 - Demo
P. 124
MATEMATIKA 61205.7 Çfarë mësuam (përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniPërkufizimi i figurave gjeometrike si shumëkëndësha.Shumëkëndëshi i rregullt:1. Vizatoni një pesëkëndësh. Emërtoni kulmet. Tregoni brinjët, këndet dhe diagonalet e tij. Bëni matjet e nevojshme për të njehsuar perimetrin e tij.Trekëndëshi dhe vetitë e tij: 2. Sa është numri më i vogël i brinjëve që mund të ketë një shumëkëndësh? Argumentoni përgjigjen.3. Vizatoni një trekëndësh. Emërtoni kulmet. Tregoni brinjët dhe këndet e tij.Klasifikimi i trekëndëshave sipas: a) llojit të këndeve;b) llojit të brinjëve.4. A mund të ketë trekëndësh: a) me brinjë 3 cm; 4 cm; 8 cm? b) me një kënd të gjerë e një kënd të drejtë?Shuma e këndeve të trekëndëshit: 5. Gjeni masën e këndeve të trekëndëshit në figurën 5.41. C4004504005005105x x y yyFig. 5.41Paralelogrami dhe vetitë e tij: 6. Plotësoni figurën 5.42 për këndet dhe brinjët e paralelogramit. B CA D6151200Fig. 5.42Paralelogrami dhe drejtkëndëshi.Vetitë që i dallojnë drejtkëndëshat në bashkësinë e paralelogrameve:7. Perimetri i një drejtkëndëshi është 56 cm. Njëra brinjë është sa trefishi i tjetrës. Gjeni përmasat e drejtkëndëshit.8. Nëse gjysma e diagonales së drejtkëndëshit është 4 cm, sa janë diagonalet e tij?

