Page 126 - Demo
P. 126
MATEMATIKA 61225.8 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Rrethoni përgjigjen e saktë:Në një katërkëndësh, vetëm dy nga brinjët përballë janë paralele. Atëherë ai është: A) paralelogram; B) drejtkëndësh; C) trapez; D) romb. (1 pikë)2 Rrethoni fjalinë e saktë: Diagonalet e katërkëndëshit janë të barabarta, kur ai është: A) trapez; B) paralelogram; C) romb; D) drejtkëndësh. (1 pikë)3 Shkruani një veçori që bën dallimin: a) mes një katrori dhe një drejtkëndëshi; b) mes një katrori dhe një rombi; ç) mes një drejtkëndëshi dhe një paralelogrami; d) mes një paralelogrami dhe një trapezi. (4 pikë)4 Për secilin trekëndësh të dhënë në figurën 5.45, tregoni llojin e tij. (3 pikë)BCD EAFig. 5.452x + 1y – 21310Fig. 5.465 Duke ditur që katërkëndëshi i paraqitur në figurën 5.46 është paralelogram, gjeni vlerën e x dhe vlerën e y. (3 pikë)6 Në figurën 5.47 nuk është shënuar qendra e rrethit. Në ç’mënyrë (pa mjete) mund të gjeni një diametër të rrethit? (3 pikë)Fig. 5.477 A mund të ketë rrethi me rreze 5 cm, kordë me gjatësi: a) 10 cm? b) 15 cm? (2 pikë)8 Gjeni brinjën e rombit, i cili ka perimetër dy herë më të madh se perimetri i drejtkëndëshit me gjatësi 10 cm dhe gjerësi 6 cm. (2 pikë)9 Njëra brinjë e një trekëndëshi barakrahës është 8 cm. Gjeni gjatësitë e të tria brinjëve të trekëndëshit, kur perimetri i tij është: a) 12 cm; b) 20 cm. (3 pikë)10 Konstruktoni gjashtëkëndëshin e rregullt me brinjë 2 cm. (3 pikë)11 Njëri kënd i trekëndëshit e ka masën 800. Gjeni masat e dy këndeve të tjera të tij, duke ditur se njëri prej tyre është 3 herë më i madh se tjetri. (3 pikë)

