Page 127 - Demo
P. 127
123Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• përkufizon dhe dallon thyesat dhjetore (me emërues 10, 100,1 000 ...); • shndërron thyesat dhjetore në numra dhjetorë dhe anasjellas; • shkruan, lexon, cakton vendvlerat e shifrave, rrumbullakon dhe krahason numrat dhjetorë; • përdor lehtësime për shumëzim dhe pjesëtim me 10, 100, 1 000 etj.; • zbaton rregullat për kryerjen e veprimeve të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit të numrave dhjetorë; • kryen veprimet me numra dhjetorë duke përdorur kalkulatorin (makinën llogaritëse);• identifikon numrat dhjetorë të fundmë dhe të pafundmë periodikë; • shndërron numrat dhjetorë dhe thyesorë në përqindje; • llogarit përqindjen e numrave; • përcakton situatat jetësore ku përdoren numrat dhjetorë, numrat thyesorë dhe përqindjet. Numrat dhjetorëA E DINI SE...?6Numri pi është numri më i studiuar në matematikë dhe ka një pafundësi shifrash dhjetore: 3,14159265358979323... Besohet se zbulimi i tij daton qysh 2000 vjet p.e.s. Ai është një nga konstantet më të rëndësishme të matematikës, fizikës dhe inxhinierisë. Vlera numerike e π, me saktësi deri në të dhjetat, është 3,1. Arkimedi ishte një nga të parët që iu afrua vlerës së këtij numri, duke dhënë për të vlerën 227 . Në vitin 1853, u zbuluan 707 shifra të numrit pi. Në vitin 1999, u arrit në 206158430000 shifra.Nëse do të shkruanim në rresht 200000 milionë shifrat e pi-së, gjatësia e letrës do të mbështillte perimetrin e Tokës.Fjalë kyçe: thyesa dhjetore, numra dhjetorë të fundëm, periodikë të pafundëm, të përzier, vendvlera, krahasim, rrumbullakim, mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim, kalkulator, përqindje.

