Page 130 - Demo
P. 130
MATEMATIKA 61266.2 Vendvlerat e shifrave te numri dhjetor A Kërkoni dhe zbuloniNë numrin 2675 mund të tregoni vlerat e secilës shifër. Po në numrin 26,75 a mund të tregoni vlerat e secilës shifër? Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoni I. Çdo numër dhjetor ka pjesën e plotë dhe pjesën dhjetore. Numri 24,35 mund të shkruhet 24,35 = 24 + 0,35.24 është pjesa e plotë e këtij numri; 0,35 është pjesa dhjetore e tij. II. Te numri dhjetor 24,35: 2 është shifra e dhjetësheve; 4 është shifra e njësheve; 3 është shifra e të dhjetave;5 është shifra e të qindtave. Vrojtoni tabelën për numrin 24,35. Pjesa e plotë Pjesa dhjetoreDhjetëshe Njëshe Të dhjeta 101 1001 Të qindta 101 10012 4 3 5Mund të shkruajmë edhe: 24,35 = 2 · 10 + 4 · 1 + 101 3⋅ 1001 + 5 ⋅ 101 3⋅ 1001 5 ⋅ . Kujdes! Në shkrimin e numrit dhjetor, disa zero mund të hiqen, të tjerat jo. Mund të hiqen vetëm zerot në fund të numrit dhjetor.P.sh.: 5,0 = 100 5 + = 5.4,30 = 1000103 4 + + = 103 4 + = 4,3. Por, 4,03 nuk mund të shkruhet 4,3 (kemi 4,03 = 1003 4 + , kurse 4,3 = 103 4 + ). C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Tregoni pjesën e plotë, e më pas pjesën dhjetore të numrit të mëposhtëm. a) 34,607; b) 18,25; c) 203,75; d) 0,82. 2. Te numrat e mëposhtëm, nënvizoni shifrën e të dhjetave dhe rrethoni shifrën e të qindtave.a) 35,127; b) 8,34; c) 123,5; d) 0,56. 3. Zbërtheni sipas rendeve:(p.sh.: 36,72 = 3 · 10 + 6 · 1 + 101 7 ⋅ + 1001 2 ⋅ = 36 + 0,7 + 0,02)

