Page 132 - Demo
P. 132
MATEMATIKA 61286.3 Krahasimi i numrave dhjetorë A Kërkoni dhe zbuloni1. Gjatësia e një gjinkalle është midis 1 cm dhe 2 cm. a) Jepni 5 numra që mund të shprehin gjatësinë e një gjinkalle. b) Radhitni ata nga më i vogli te më i madhi. B Vrojtoni dhe mësoniShembullKrahasoni numrat dhjetorë 2,34 dhe 2,4. Zgjidhje Mënyra I Krahasoni, duke i shkruar numrat dhjetorë si thyesa dhjetore:2,34 = 100234 dhe 2,40 = 100240 . Më e madhe është thyesa që ka numëruesin më të madh: 234 < 240, prandaj 100240100234< , d.m.th. 2,34 < 2,4.Mënyra IIKrahasoni shifrat e të njëjtit rend. Filloni duke krahasuar pjesët e plota. Nëse këto janë të barabarta, vazhdoni derisa të gjeni shifra të ndryshme të të njëjtit rend:P.sh. për numrat 4,31 dhe 4,37 kemi 4 = 4 dhe 3 = 3, por 1 < 7. Prandaj 4,31 < 4,37. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Vendosni midis numrave shenjën < ose >, që mosbarazimi të jetë i vërtetë. a) 1,5 ... 1,8; b) 12,43 ... 12,4; c) 15,23 ... 15,3; d) 85,6 ... 85,06. 2. a) Numrat e mëposhtëm, radhitni nga më i vogli te më i madhi, duke përdorur shenjën <: 10; 9,8; 10,5; 9,2; 10,1; 9. b) Numrat e mëposhtëm, radhitni nga më i vogli te më i madhi, duke përdorur shenjën >: 47,1; 47,3; 47; 47,15; 47,26. 3. Plotësoni në mënyrë që mosbarazimi të jetë i vërtetë (mund të ketë më tepër se një zgjidhje). a) 6, < 6,5; b) 6,3 > 6, 5; c) 45,71 < 45, 1. 4. Shkruani një numër dhjetor me 3 shifra që gëzon këto veti: • Është midis 8,9 dhe 9,1. • Është më afër 9,1 sesa 8,9. • Njërën shifër e ka 7.

