Page 136 - Demo
P. 136
MATEMATIKA 61326.5 Rrumbullakimi i numrave dhjetorë A Kërkoni dhe zbuloni A është e nevojshme të jemi kaq të saktë si në situatat e mëposhtme? a) Syprina e një dhome është 21,213 m2. b) Shtatlartësia e Arbenit është 145,4 cm. c) Rruga shtëpi-shkollë është 354,7 m. Çfarë do të ishte më e përshtatshme të thuhej në këto raste? Diskutoni.B Vrojtoni dhe mësoniShpesh, gjatë përdorimit të numrave dhjetorë në problemat praktike, ata i rrumbullakojmë, d.m.th. i zëvendësojmë me numra dhjetorë me më pak shifra pas presjes dhjetore. Rregullat e rrumbullakimit janë si ato të numrave të plotë. Shembull Rrumbullakoni numrin 3,827. Zgjidhjea) Rrumbullakimi në pjesën e plotë më të afërt: 3,827 ≈ 4. b) Rrumbullakimi në të dhjetat më të afërta: 3,827 ≈ 3,8. c) Rrumbullakimi në të qindtat më të afërta: 3,827 ≈ 3,83. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Cili nga rrumbullakimet është kryer saktë? a) 5,63 ≈ 5,6 apo 5,63 ≈ 5,7 b) 0,714 ≈ 0,71 apo 0,714 ≈ 0,72 c) 20,816 ≈ 20,81 apo 20,816 ≈ 20,82? 2. Rrumbullakoni në pjesën e plotë më të afërt: a) 14,69 ≈ ...; b) 2,78 ≈ ...; c) 145,34 ≈ ...; d) 0,735 ≈ ... .3. Rrumbullakoni në të dhjetën më të afërt: a) 4,71; b) 25,85; c) 137,34; d) 0,86. Mbani mend:Këto janë hapat që duhen ndjekur për të rrumbullakuar numrat dhjetorë:1. Në fillim, hiqen të gjitha shifrat e rendeve që janë pas rendit deri tek i cili po rrumbullakojmë. 2. Në qoftë se pjesa që hiqet fillon me shifër më të vogël se 5, numri i mbetur jep rrumbullakimin e duhur. 3. Në qoftë se pjesa që hiqet fillon me shifër më të madhe ose të barabartë me 5, shifra e fundit e pjesës që mbetet duhet rritur për 1.

