Page 137 - Demo
P. 137


                                    6. NUMRAT DHJETORË 133USHTRIME1 Lexoni mosbarazimin e dyfishtë dhe tregoni me cilin nga numrat e skajeve është më afër numri i mesit. a) 6 < 6,3 < 7; b) 14,3 < 14,37 < 14,4. 2 Rrumbullakoni në pjesën e plotë më të afërt. a) 5,689 ≈ ...;  b) 4,85 ≈ ...;  c) 0,26 ≈ ...;  d) 9,58 ≈ ...; 3 Rrumbullakoni në të dhjetën më të afërt: a) 12,589 ≈ ...; b) 54,05 ≈ ...;  c) 2,56 ≈ ...; d) 0,05 ≈ .... 4 Rrumbullakoni në të qindtën më të afërt: a) 58,689 ≈ ...; b) 401,954 ≈ ...;  c) 12,5781 ≈ ...; d) 4,2345 ≈ .... 5 Rrumbullakoni numrin 15,836. a) në pjesën e plotë më të afërt; b) në të dhjetën më të afërt; c) në të qindtën më të afërt. 6 Rrumbullakoni në të dhjetën më të afërt: a) shumën e ndryshimit të numrave 5,69 dhe 2,08 me numrin 6,95; b) ndryshimin e shumës së numrave 3,08 dhe 9,6 me numrin 1,06. 7 Pikave A, B në boshtin numerik u përgjigjen numrat 17,3 dhe 21,7. Gjeni pjesën e plotë të largesës midis tyre. 8 Shiritin me gjatësi 2,5 m e ndanë në 8 pjesë të barabarta. Gjeni gjatësinë e çdo pjese, duke e rrumbullakuar rezultatin deri në të qindtat.Gjarpri më i gjatë në kopshtin zoologjik është një piton 6,248 m, kurse më i shkurtri është një gjarpër me gjatësi 0,108 m. Gjeni ndryshimin e gjatësive dhe rrumbullakojeni në të dhjetën më të afërt. 94. Rrumbullakoni në të qindtën më të afërt. a) 1,432; b) 0,651; c) 24,345; d) 1000,426. 5. Rrumbullakoni numrin 25,748: a) në pjesën e plotë më të afërt; b) në të dhjetën më të afërt; c) në të qindtën më të afërt. 6. Tavolina për të luajtur pingpong, ka formën e drejtkëndëshit me përmasa 2,74 m dhe 1,53 m. Gjeni sipërfaqen e saj, duke e rrumbullakuar rezultatin deri në pjesën e plotë. 
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141