Page 138 - Demo
P. 138
MATEMATIKA 61346.6 Shumëzimi i numrit dhjetor A Kërkoni dhe zbuloni Një parcelë ka formë katrori me brinjë 20 18100 m. Gjeni sa m tel duhen për të rrethuar këtë parcelë. Po nëse ktheni gjatësinë e brinjës në numër dhjetor, si do ta gjenit sa m tel duhen?B Vrojtoni dhe mësoniParcela e mësipërme e ka perimetrin: 20,18 + 20,18 + 20,18 + 20,18 = 4 · 20,18 = 80,72 m. Kjo shumë quhet prodhim i numrit dhjetor 20,18 me numrin natyror 4 dhe e shënojmë 20,18 · 4. Vëmë re se vlerën 80,72 të prodhimit 20,18 · 4 mund ta marrim kështu: • shumëzojmë 20,18 me 4, pa marrë parasysh presjen; • pastaj, te prodhimi i marrë (8072) ndajmë me presje dy shifrat e fundit djathtas, për të marrë 80,72. Mbani mend:Për të shumëzuar një numër dhjetor me një numër natyror, mjafton që: 1. të shumëzohet numri dhjetor me numrin natyror, pa marrë parasysh presjen; 2. prodhimi i gjetur, të ndahet me presje dhjetore aq shifra nga e djathta, sa shifra ka pas presjes numri dhjetor fillestar.Mbani mend:Për të shumëzuar dy numra dhjetorë, mjafton që: 1. të kryhet shumëzimi pa marrë parasysh presjet; 2. të ndahen me presje aq shifra nga e djathta sa janë pas presjeve në të dy faktorët së bashku; 3. nëse në prodhim ka më pak shifra sesa duhet të ndani pas presjes, atëherë shtoni përpara prodhimit një ose disa zero. Shembuj a) 0,351 · 0,04; b) 18,5 · 0,6. Zgjidhje0,012040,040,351⋅11,100,618,5 (3 + 2) ⋅0,012040,040,351⋅11,100,618,5⋅ (1 + 1)Punë në grupGjeni, sipas rregullës së mësipërme, prodhimet 6,375 · 10; 0,23 · 10; 6,375 · 100; 0,23 · 100. Çfarë vini re?

