Page 139 - Demo
P. 139


                                    6. NUMRAT DHJETORË 135Mbani mend:Për të shumëzuar numrin dhjetor me 10, 100, 1000 etj., zhvendosni te ky numër presjen dhjetore aq shifra djathtas sa zero ka në shumëzues, pas shifrës një. USHTRIME1 Kryeni shumëzimet:a) 9,4 · 6; b) 2,74 · 1,3; c) 0,03 · 25; d) 10,35 · 0,52. 2 Masa e një elektromotori është 57,85 kg. Gjeni masën e 8 elektromotorëve të tillë. 3 Kryeni shumëzimin.a) 5,47 · 10 ; b) 0,18 · 10; c) 2,9 · 10; d) 5,347 · 100; e) 21,65 · 100; f) 0,007 · 100; g) 42,37 · 1000; h) 7,8 · 1000; i) 0,008 · 1000. 4 Makina udhëtoi 3 orë, me shpejtësi 62,5 km/orë dhe 5 orë me shpejtësi 52,7 km/orë. Sa rrugë bëri ajo? 5 Cila dhomë ka syprinën më të madhe: ajo me përmasa 5,1 m dhe 3,4 m apo ajo me përmasa 4,8 m dhe 3,7 m? 6 Për të montuar një makineri të vjetër duhen 1,4 orë, kurse për montimin e një makinerie të re duhen 0,6 orë më pak. Sa kohë nevojitet për të montuar 3 makineri të vjetra dhe 5 makineri të reja? Gjerësia e një fushe tenisi për ndeshjet individuale është 23,77 m. Për ndeshjet dyshe, shtohen dy korridore anësore me gjerësi 137 cm secili. Sa është gjerësia e fushës së tenisit për ndeshjet dyshe? 7C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Gjeni prodhimet: a) 2,81 · 5; b) 2,71 · 10; c) 2,71 · 100; d) 3,05 · 1000.2. Kryeni shumëzimet:a) 2,35 · 0,6; b) 12,35 · 7,8; c) 1,35 · 0,04. 3. Dihet që 52 · 47 = 2444. Duke përdorur këtë rezultat gjeni prodhimin: a) 5,2 · 4,7; b) 0,52 · 4,7; c) 52 · 4,7; d) 0,52 · 0,47. 4. Gjeni vlerën e shprehjes: a) (1,34 + 0,9) · 5,4; b) (8,4 + 1,92) · (1,7 – 1,5). 5. Kur uji bie nga tavani i një shpelle, ai lë minerale në tavanin e saj. Me kalimin e kohës, këto minerale formojnë një kolonë shkëmbore, që varet nga tavani e që quhet stalaktit. Disa stalaktite zgjaten deri 0,212 mm në vit. Sa do të zgjaten ato për një shekull? 
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143