Page 14 - Demo
P. 14
MATEMATIKA 6101.2 Krahasimi i numrave natyrorë A Kërkoni dhe zbuloni • Iliri qëndroi në bibliotekën e shkollës 30 min, Mira qëndroi 55 min dhe Era 40 min. Cili qëndroi më shumë? Po më pak?• Secili prej tyre mori për të lexuar nga një libër, përkatësisht me 150 faqe, 90 faqe dhe 180 faqe. Cili nga librat kishte më shumë faqe? Po më pak?Si vepruat për të krahasuar numrat e mësipërm?B Vrojtoni dhe mësoni• Krahasimi i numrave natyrorë shumëshifrorë Gjatë krahasimit të numrave natyrorë, dallojmë disa raste. I. Numrat natyrorë kanë numër të ndryshëm shifrash. Shembulli 1 Krahasoni numrat natyrorë:a) 353 > 53; b) 2324 > 324. Mbani mend:Kur kemi dy numra natyrorë me numër të ndryshëm shifrash, më i madh është ai që ka më shumë shifra.II. Numrat natyrorë kanë të njëjtin numër shifrash. Shembulli 2Krahasoni numrat natyrorë:a) 345 > 245; b) 2353 < 7353. Mbani mend:Kur kemi dy numra natyrorë me të njëjtin numër shifrash, krahasojmë shifrat e të njëjtit rend (duke filluar nga e majta) derisa të gjejmë dy shifra të ndryshme. Atëherë, ai që ka shifrën më të madhe, është numri më i madh.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Krahasoni 3572 me 3529. 2. Vini shenjën < apo > ndërmjet numrave 15722 dhe 15 726. 3. Në tabelën e mëposhtme jepen diametrat e 8 planetëve të sistemit diellor (në km). Planeti Diametri (km) Mërkuri 4840 Venusi 12104Toka 12756Marsi 6760 Jupiteri 140700Saturni 120700Urani 50800Neptuni 4950MërkuriVenusiTokaMarsiJupiteriSaturniUrani Neptuni

