Page 140 - Demo
P. 140


                                    MATEMATIKA 61366.7 Pjesëtimi i numrit dhjetor me numër natyror A Kërkoni dhe zbuloni Një shirit me gjatësi 16,5 m u nda në 5 pjesë të barabarta. Gjeni gjatësinë e çdo pjese.Argumentoni përgjigjen.B Vrojtoni dhe mësoni Ka shumë raste në praktikë kur na duhet të pjesëtojmë një numër dhjetor me një numër natyror. Problema e mësipërme mund të zgjidhet në dy mënyra:Mënyra IGjatësia e shiritit shprehet në dm. Kemi 16,5 m = 165 dm. Pjesëtoni 165 me 5 dhe gjeni 33 dm. Pra, gjatësia e çdo pjese duhet të jetë 33 dm, d.m.th. 3103 m = 3,3 m. Kështu, herësi i pjesëtimit të 16,5 me 5 doli 3,3. Mënyra II Herësi i pjesëtimit të 16,5 me 5 mund të gjendet më thjesht kështu: pjesëtohet 165 me 5 (duke hequr presjen) dhe pastaj, te herësi 33, vihet presja, duke marrë 3,3. Mbani mend:Për të pjesëtuar një numër dhjetor me një numër natyror, veprohet si më poshtë: 1. pjesëtohet numri dhjetor me këtë numrin natyror, pa marrë parasysh presjen dhjetore; 2. te herësi vendoset presja, atëherë kur mbaron pjesëtimi i pjesës së plotë;3. në qoftë se pjesa e plotë është më e vogël se pjesëtuesi, atëherë herësi ka 0 si pjesë të plotë. Shembull015151516,5 : 5 3,3−−=01616323,36 : 8 0,42−−=0− 7070− 07,0 : 14 = 0,5Punë në grupGjeni herësin e 74,2 me 10, 100, 1000.Merrni një numër tjetër dhjetor. Bëni pjesëtimin e tij me 10, 100, 1000.
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144