Page 141 - Demo
P. 141
6. NUMRAT DHJETORË 137USHTRIME1 Kryeni pjesëtimet: a) 20,7 : 9; b) 1 : 40; c) 243,2 : 8; d) 93,15 : 23; e) 0,644 : 92. 2 Pjesëtoni numrin 35,61 me 10, me 100, me 1000.3 Paraqitni si numër dhjetor numrin: a) 43; b) 85; c) 47; d) 21 5 . 4 Në traget janë ngarkuar 3 traktorë, me masë 1,2 tonë secili dhe 7 makina. Masa e gjithë makinave është 2 tonë më shumë se masa e traktorëve. Sa është masa e një makine? 5 Brinjët e një drejtkëndëshi janë 12 cm dhe 6,6 cm. Një drejtkëndësh i dytë e ka syprinën 11 herë më të vogël se i pari dhe gjatësinë 8 cm. Gjeni gjerësinë e tij. 6 Turisti duhej të përshkonte për dy ditë 25,2 km. Ditën e parë, ai përshkoi 31 e rrugës. Sa km i mbetën për ditën e dytë? C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Kryeni pjesëtimet: a) 6,72 : 6; b) 4,2 : 3; c) 10,35 : 5; d) 34,4 : 8. 2. Pjesëtoni numrin 324,7 me 10, me 100, me 1000. 3. Gjeni x në qoftë se 4 · x = 8,48; 4. Një nxënës pjesëtoi 1,374 me 4 dhe gjeti 3,435. a) Pa e kryer pjesëtimin, a mund të tregoni që nxënësi ka gabuar? b) Ç’gabim mendoni që ka bërë nxënësi? 5. Beni bëri me biçikletë 2,25 km për 5 minuta, kurse Tani bëri 2,76 km për 8 minuta. Cili është më i shpejtë? 6. Një pirg prej 10 000 fletësh letre është 89 cm i trashë. Sa mm është trashësia e 1 fije letre? Mbani mend:Për të pjesëtuar një numër dhjetor me 10, 100, 1000 etj. zhvendosni tek ai presjen dhjetore me aq shifra majtas, sa zerot pas njëshit te pjesëtuesi.

