Page 142 - Demo
P. 142
MATEMATIKA 61386.8 Pjesëtimi i numrave dhjetorë A Kërkoni dhe zbuloniBëni pjesëtimin e numrit dhjetor 12,6 me numrin natyror 45. Më pas, përdorni rezultatin e arritur për të gjetur herësin e pjesëtimit të 12,6 me 4,5. Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniPjesëtimi i dy numrave dhjetorë mund të kthehet lehtësisht në pjesëtim numri dhjetor me numër natyror. Herësi nuk ndryshon nëse të pjesëtueshmin dhe pjesëtuesin i shumëzojmë njëkohësisht me 10 ose 100 ose 1000 etj. Për të gjetur herësin e pjesëtimit të 12,6 me 4,5 shumëzohet i pjesëtueshmi dhe pjesëtuesi me 10, d.m.th. zhvendoset me një shifër djathtas, presja dhjetore, te secili prej tyre (në mënyrë që pjesëtuesi të kthehet në numër natyror). Punë në grupSi do të vepronit për të pjesëtuar 0,126 me 0,45? Po 0,126 me 0,045? Kryeni pjesëtimet. Mbani mend:Për të pjesëtuar një numër dhjetor me një numër dhjetor mjafton që: 1. tek i pjesëtueshmi dhe te pjesëtuesi të zhvendoset presja dhjetore djathtas, me aq shifra sa ka pas presjes dhjetore te pjesëtuesi;2. pastaj të kryhet pjesëtimi me numrin natyror që merret. Shembulli 1 Pjesëtoni 4,5 me 0,125. Zgjidhje Zhvendoset presja dhjetore me 3 shifra djathtas tek i pjesëtueshmi dhe te pjesëtuesi. Për ta pasur më të lehtë, fillimisht e shkruajmë të pjesëtueshmin 4,5 në trajtën 4,500. Kemi 4,500 : 0,125 = 4500 : 125 = 36. Shembulli 2Pjesëtoni 0,42 me 0,2.ZgjidhjeShumëzojmë të pjesëtueshmin dhe pjesëtuesin me 10. Zhvendoset presja dhjetore me 1 shifër djathtas tek i pjesëtueshmi dhe te pjesëtuesi.Kemi 0,42 : 0,2 = 4,2 : 2 = 2,1

