Page 143 - Demo
P. 143


                                    6. NUMRAT DHJETORË 139USHTRIMEShembulli 3 Pjesëtoni 45 me 0,15.ZgjidhjeÇdo numër i plotë shkruhet si numër dhjetor, duke vendosur pas presjes dhjetore zero. Kështu, numri 45 shkruhet 45,0. Zhvendoset presja dhjetore me 2 shifra djathtas tek i pjesëtueshmi dhe te pjesëtuesi,Kemi 45 : 0,15 = 45,00 : 0,15 = 4500 : 15 = 300C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Kryeni pjesëtimet: a) 30,2 : 0,4; b) 3,5 : 0,07; c) 26 : 0,013; d) 12,096 : 2,24. 2. Kryeni pjesëtimin dhe bëni provën me shumëzim:a) 7,56 : 0,6; b) 0,468 : 0,09; c) 6,944 : 3,2.3. Kryeni pjesëtimet: a) 60 : 0,4; b) 35 : 0,07; c) 143 : 0,013; d) 12 : 2,4.  4. Një nxënës përshkoi 7,2 km për 2,4 orë. Sa km do të përshkojë ai për 1,6 orë, me të njëjtën shpejtësi? 1 Gjeni herësin dhe bëni provën me shumëzim: a) 0,8 : 0,5; b) 3,51 : 2,7; c) 14,335 : 0,61. 2 Hapi i njeriut është 0,8 m. Sa hapa duhet të bëjë ai për të përshkuar 100 m? 3 Gjeni masën e 1 cm3 akulli, nëse masa e 3,5 cm3 akull është 3,08 g. 4 Një litar ndahet në dy pjesë. Gjatësia e njërës pjesë është 3,25 m, kurse gjatësia e pjesës tjetër është 1,3 herë më e vogël. Sa është gjatësia e litarit? 5 Një rruzull alumini, me vëllim 50 cm3, e ka masën 135 g. Sa është masa e një rruzulli çeliku, me të njëjtin vëllim, nëse masa e 1 cm3 alumin është 5,2 g më e vogël se masa e 1 cm3 çelik? 6 Gjeni vlerën e shprehjes: a) (130,2 – 30,8) : 2,8 – 21,84 = b) 8,16 : (1,32 + 3,42) – 0,345 = c) 3,712 : (7 – 3,8) + 1,3 · (2,74 + 0,66) = Largësia Tiranë – Prizren është 182 km. Një autobus ecën me shpejtësi 76 km/orë. Për sa kohë e përshkon këtë largësi autobusi? 7
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147