Page 146 - Demo
P. 146


                                    MATEMATIKA 61426.10 Shprehje numerike me numra dhjetorë. Përdorimi i kalkulatorit (makinës llogaritëse)A Kërkoni dhe zbuloni Punë në grupGjeni vlerën e shprehjeve:a) 36 : 5 + 12 · 3,4 – 5,64;b) 0,12 : 3 + (0,49 : 7 + 3 · 0,6) · (0,08 + 2,5 – 0,58).Diskutoni cila është radha e kryerjes së veprimeve në një shprehje me numra dhjetorë.B Vrojtoni dhe mësoni I. Radha e veprimeveNga pyetjet e mësipërme vihet re se në shprehjet që përmbajnë numra dhjetorë, radha e veprimeve është e njëjtë si në shprehjet me numra natyrorë.Kështu, për të gjetur vlerën e shprehjes së parë, zbatohet radha e kryerjes së veprimeve si më poshtë:36 : 5 + 12 · 3,4 – 5,64 = - kryhet pjesëtimi dhe shumëzimi = 7,2 + 40,8 – 5,64 = - kryhet mbledhja dhe zbritja, sipas radhës = 48 – 5,64 = 42,36Komentoni radhën e veprimeve që ndiqet për shprehjen e dytë:0,12 : 3 + (0,49 : 7 + 3 · 0,6) · (0,08 + 2,5 – 0,58) = = 0,12 : 3 + (0,07 + 1,8) · (2,58 – 0,58) = = 0,12 : 3 + 1,87 · 2 = = 0,04 + 3,74 = 3,78II. Përdorimi i kalkulatoritMe anë të kalkulatorit mund të kryeni edhe pjesëtimin e numrave dhjetorë. Kini parasysh se tasti (•) përfaqëson presjen dhjetore, kurse tasti (÷) përfaqëson pjesëtimin. Shembull Për të gjetur vlerën e herësit 24,84 : 4 duhet të shtypen në kalkulator, njëra pas tjetrës, sipas radhës, tastet që shënojnë shifrat e numrit dhe shenjat e veprimeve përkatëse dhe në fund të shtypet tasti (=). Në ekran shfaqet rezultati. Kështu, shtypim 2 4 • 8 4 ÷ 4 = , siç ilustrohet në figurën 6.5. Do të gjejmë 6,21. Në rast se gjatë përdorimit të kalkulatorit, vini re që keni gabuar diku, shtypni tastin (AC) dhe filloni çdo gjë nga e para. Fig. 6.5
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150