Page 148 - Demo
P. 148


                                    MATEMATIKA 61446.11 Kuptimi i përqindjes A Kërkoni dhe zbuloni Në figurën 6.6 paraqiten tre rrathë. Rrethi i parë është ngjyrosur 25%.a) Ngjyrosni 50% të rrethit të dytë.b) Ngjyrosni 75% të rrethit të tretë.Argumentoni veprimet.Fig. 6.6B Vrojtoni dhe mësoni Mund t’ju ketë rastisur të dëgjoni fjali si këto më poshtë.“Në zgjedhje morën pjesë 60 për qind e votuesve”. “Azoti përbën 75,5 për qind të masës së ajrit”. “Lagështia e ajrit është 70 për qind”. “Kalueshmëria në lëndën e matematikës është 90 për qind”. Mbani mend:Për të shënuar një të qindtën e një sasie, përdoret fjala “për qind”. Thyesa 1001shënohet “1%” dhe lexohet “një për qind”. Të gjitha thyesat me emërues 100 mund të lexohen si përqindje. Shembulli 112100 shënohet 12% dhe lexohet “12 për qind”. 1003 shënohet 3% dhe lexohet “3 për qind”. Çdo përqindje mund të shkruhet si thyesë dhe si numër dhjetor. Shembulli 2 213% = 100213 = 2,13; 25% = 25100 = 14 = 0,25. Çdo numër dhjetor mund të shkruhet si përqindje. 
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152