Page 150 - Demo
P. 150
MATEMATIKA 6146A Kërkoni dhe zbuloniNjë sallë shfaqjesh ka 1200 vende. Në koncertin e radhës u shitën 70% e biletave. Sa para u grumbulluan nga shfaqja, duke ditur se një biletë kushton 12 euro? Si fillim, duhet të gjeni sa bileta u shitën; si mund ta bëni këtë? Bashkëbisedoni me shokun/shoqen tuaj.B Vrojtoni dhe mësoniShembulli 1 Rezervuari i një makine është i mbushur 30% me naftë. Duke shtuar në të edhe 35 litra, ai mbushet në 80% të kapacitetit. Sa është kapaciteti i rezervuarit? Zgjidhje Gjeni fillimisht me sa për qind u shtua nafta: 80% – 30% = 50%. Pra, 35 litra naftë përbëjnë 50% të kapacitetit të rezervuarit. Nëse rezervuari nxë x litra, kemi 50% · x = 35. Del x = 35 : 50% = 10050 35 : = 50100 35⋅ = = 35·2 = 70= 35·2 = 70 litra. Shembulli 2 Arbeni bleu një lojë elektronike 140 euro. Shitësi i tha që kishte bërë një ulje prej 30% nga çmimi fillestar. Sa ishte çmimi fillestar i lojës elektronike? Zgjidhje Të bësh ulje të çmimit me 30%, do të thotë ta shesësh atë me 70% të çmimit fillestar (100% – 30% = 70%). Pra, 70% e çmimit fillestar (x) është 140 euro. Kështu, 70% · x = 140 D.m.th. x = 140 : 70% = 10070 140 : = 70100 140 ⋅ == 2 · 100 = 200 euro. 2Shembulli 3 Në grupin e matematikës bëjnë pjesë 7 nxënës, që përbëjnë 20% të nxënësve të klasës. Sa nxënës ka klasa? Zgjidhje Meqenëse 7 nxënës përbëjnë 20% të numrit x të nxënësve të klasës, kemi që 20% e xështë 7. Pra, 20% · x = 7. D.m.th. x = 7 : 20% = 10020 7 : = 20100 7 ⋅ = 3520700 = . .6.12 Zbatime të përqindjes

