Page 151 - Demo
P. 151


                                    6. NUMRAT DHJETORË 147USHTRIME1 40% e banorëve të një qyteti janë burra, 40% janë gra dhe pjesa tjetër janë fëmijë. Sa për qind e banorëve janë fëmijë? 2 Vizatoni një segment me gjatësi 8 cm. Gjeni pastaj një segment që të jetë sa 75% e tij. 3 Gjeni: a) numrin e figurave të librit të matematikës, nëse 40% e tyre janë 26; b) numrin e votuesve në një qendër votimi nëse 75% e tyre janë 300. 4 Në një arkë janë 200 fruta. 30% e frutave janë mollë, kurse sasia e dardhave është sa 50% e sasisë së mollëve. Sa kokrra dardha janë në arkë? 5 Një filatelist (koleksionist pullash) ka 180 pulla shqiptare, që përbëjnë 30% të koleksionit të tij. Sa pulla ka ai në koleksion?6 Në park ka 150 drurë, nga të cilët 8% janë pisha. Sa drurë pishe ka në park? 7 Skiatorët përshkuan për tri ditë 87 km. Ditën e parë ata përshkuan 35% të rrugës, kurse ditën e dytë 38% të rrugës. Sa km përshkuan ata ditën e tretë? Gjatë zierjes, mishi humbet 35% të masës së vet. Sa mish i freskët duhet për të marrë 1 kg mish të zier? Sa kg mish i zier merren nga 2 kg mish i freskët?8C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Mira ka disa kopsa dhe 20% të tyre janë blu. Ajo i numëron kopsat blu dhe gjen numrin 30. Sa kopsa ka gjithsej Mira? 2. Babai bleu një frigorifer. Ai pagoi në fillim 12% të çmimit dhe më pas pjesën që mbetej, që ishte 350 euro. Sa euro kushtoi frigoriferi? 3. Para dy vjetësh, fqinji im peshonte 89 kg. Me dietë dhe ushtrime fizike, tani ai ka arritur peshën 75,6 kg. Me sa për qind është zvogëluar pesha e tij? 4. Nga 30 orë javore që zhvillohen në shkollë, 4 orë janë matematikë. Sa për qind të orëve javore përbëjnë orët e lëndëve të tjera?
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155