Page 155 - Demo
P. 155
151Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• përcakton njësitë matëse të gjatësisë, syprinës dhe vëllimit; • përdor njësitë dhe mjetin e përshtatshëm për të kryer një matje në një rast konkret; • shndërron njësitë matëse nga njëra njësi në njësinë tjetër; • këmben njësitë e matjes (km, m, cm, mm) me numra dhjetorë deri në dy shifra pas presjes; • kryen matje të gjatësisë në situata problemore;• njehson perimetrin dhe syprinën e katrorit; • njehson perimetrin dhe syprinën e drejtkëndëshit; • vlerëson me anë të katrorëve syprinën e një figure jo të rregullt; • këmben njësitë matëse të vëllimit (litri, decilitri, etj); • përdor matjet dhe përvetëson formulat për caktimin e perimetrit, syprinës së sipërfaqes së figurave dhe vëllimin e trupave, si dhe zgjidh probleme nga situata reale. MATJE TË MADHËSIVE GJEOMETRIKEA E DINI SE...?7Metri përkufizohet si gjatësi e rrugës që përshkon rrezja e dritës brenda (1/299792458) sekondave në boshllëk. Termi “metër” hyri në përdorim për herë të parë në vitin 1675. Në vitin 1959, inçi u përcaktua dhe pranua ndërkombëtarisht si ekuivalenti i 25,4 mm (milimetra). Inçi është përdorur si njësi matëse në Mbretërinë e Bashkuar qysh prej të paktën shekullit të shtatë, dhe në vitin 1066 u përkufizua si të ishte i barabartë me gjatësinë e tri kokrrave të thara elbi, të vendosura skaj më skaj (ky përkufizim mbijetoi për disa shekuj). Në shekullin e 12-të, inçi skocez u përkufizua si të ishte i njëvlershëm me gjerësinë e gishtit të madh të dorës, në bazën e thoit, të një njeriu të zakonshëm. Këmba (ang. foot) është njësi matëse me vlerë sa rreth 1/3 e metrit. Një këmbë ka dymbëdhjetë inç dhe një jard ka tri këmbë. Fjalë kyçe: matje, njësitë e matjes së gjatësisë, syprinës dhe vëllimit, instrument matës, sistemi metrik, vëllim, litër, kthimi nga njësia më e madhe në njësinë më të vogël dhe anasjelltas.

