Page 156 - Demo
P. 156


                                    MATEMATIKA 61527.1 Kuptimi për matjen. Matja e gjatësive A Kërkoni dhe zbuloniMatni, duke përdorur pjesë të trupit tuaj, gjatësinë e librit, të karriges, të tabelës, të fletores, të stilolapsit. Krahasoni matjet tuaja me matjet e kryera nga shoku/shoqja.Çfarë vini re? Diskutoni.B Vrojtoni dhe mësoniÇdo ditë, njeriut i duhet të masë diçka: gjatësi, masë, kohë, temperaturë, shpejtësi etj. Matjet kryhen me anë të instrumenteve matëse, që ndryshojnë nga njëri-tjetri në varësi të asaj që duam të masim. Në figurën 7.1 tregohen disa mjete matëse, që përdoren në jetën e përditshme. Fig.7.1 Ç’do të thotë të bëjmë matje? Në figurën 7.2, tregohet si e mat një nxënës gjatësinë e segmentit AB, me anë të vizores së ndarë në centimetra. Nxënësi ka zgjedhur centimetrin si njësi matjeje. Ai ka vënë re që segmenti me gjatësi 1 cm përmbahet 5 herë në segmentin [AB]. Prandaj, ai thotë që gjatësia e segmentit [AB], matur me njësinë e zgjedhur (1 cm), është numri 5. Shkurt, thuhet që gjatësia e segmentit [AB] është 5 cm. Kur themi që masa në shkallë e një këndi është 20°, kuptojmë që njësia për matjen e këndeve (këndi 1°) përmbahet 20 herë në këndin e matur.Mbani mend:Për të matur një madhësi, e krahasojmë atë me një madhësi të të njëjtit lloj, të zgjedhur si njësi. Nëse njësia përmbahet x herë në madhësinë tonë, atëherë themi që masa e madhësisë sonë është numri x.Mund të matim gjatësinë e sendeve të ndryshme duke përdorur pjesë të trupit. Gishti ynë tregues është afërsisht 1 cm i gjerë (fig. 7.3). Pëllëmba e dorës tonë është afërsisht 13 cm. 1A B0 1 2 3 4 52 3 4 5Fig. 7.2 1 cm0 cm 1 2 3 4 5Fig. 7.3 
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160