Page 16 - Demo
P. 16
MATEMATIKA 612A Kërkoni dhe zbuloniLe të jetë dhënë një segment u (fig.1.1), gjatësinë e të cilit e marrim si njësi të gjatësisë. Në një drejtëz të orientuar (d) zgjedhim një pikë O dhe më pas ndërtojmë njëri pas tjetrit segmentet [OA], [AB], [BC], [CD], ..., që kanë gjatësi sa segmenti u (fig. 1.2). Krahasoni gjatësitë e segmenteve [OA], [OB], [OC], [OD],..., me gjatësinë e segmentit u. Diskutoni çfarë vini re.B Vrojtoni dhe mësoniVihet re se gjatësia e segmentit [OB] është 2 herë më e madhe se gjatësia e segmentit u; gjatësia e segmentit [OC] është 3 herë më e madhe se gjatësia e segmentit u, e kështu me radhë.Në pikat O, A, B, C, D vendosim përkatësisht numrat 0, 1, 2, 3, 4, ... (fig. 1.3). Në këtë mënyrë, çdo numri natyror i përgjigjet një pikë e vetme dhe drejtëza e orientuar d shndërrohet në bosht numerik. Në figurën 1.4 janë paraqitur me pika numrat që paraqesin sipërfaqet (në km2) e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës. Dimë që 377835 < 406 752 (pse?), 41 290 > 28 748 > 10908 ose 10 908 < 28 748 < 41 290.Komentoni pikat përgjegjëse të dhëna në boshtin numerik. C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Vizatoni boshtin numerik dhe shënoni në të pikën D që paraqet numrin 4. Vendosni djathtas saj, njëri pas tjetrit, tri segmente të barabarta me segmentin njësi dhe shënoni pikën e marrë E. Cilin numër paraqet pika E? 2. Në figurën 1.5 janë radhitur tre numra në boshtin numerik. 1.3 Boshti numerik. Radhitja e numrave uFig. 1.1uO A B C D dFig. 1.2O A B C D0 1 2 3 4dFig. 1.312 000 13 000 14 000Fig. 1.5Mbani mend:Ndër dy numra natyrorë, pika që i përgjigjet numrit më të madh ndodhet në të djathtë të pikës që i përgjigjet numrit më të vogël. Fig. 1.410 90810 000 20 000 30 000 40 00028 748 41 290

