Page 161 - Demo
P. 161
7. MATJE TË MADHËSIVE GJEOMETRIKE157C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Plotësoni barazimet: a) 3 cm 7 mm = ... mm; c) 4 dm 6 cm = ... cm; b) 3 m 70 cm = ... cm; d) 280 cm = ... m ... cm.2. Kryeni mbledhjet e mëposhtme në 3 mënyra: a) 3 m 7 dm + 5 m 6 dm; b) 10 m 17 cm + 5 m 32 cm. 3. Kryeni veprimet: a) (3 cm 8 mm) · 6; b) (8 cm 4 mm) : 3. 4. Kryeni zbritjet në tri mënyra: a) 7 cm 4 mm – 3 cm 6 mm; b) 6 dm 1cm – 3 dm 5 cm. 5. Rrethoja e një lulishteje është 12,75 m. Një pjesë e saj prej 3 m është dëmtuar. Ç’pjesë e rrethojës nuk është dëmtuar? USHTRIME1 Tregoni vlerën e secilës shifër në shënimin: a) 3,75 m; b) 2,37 dm; c) 8,57 km. 2 Vendosni në vend të pikave shenjat <, > ose =: a) 1000 m … 1 km; b) 1000 mm … 9 dm; c) 1000 cm … 1 km. 3 Kur një nxënës i klasës së pestë hap krahët, largesa midis duarve të tij është 130 cm. a) Ç’largesë do të arrihej nëse 26 nxënës të një klase do të vendoseshin në varg njëri pas tjetrit me krahë të hapura? Jepni përgjigjen në m dhe cm. b) Duke ditur që rruga nga shtëpia juaj në shkollë është afërsisht 0,52 km, sa nxënës me krahë të hapura do të duhej të vendoseshin njëri pas tjetrit, për ta përshkuar atë? 4 Vlerësoni me sy gjatësinë dhe gjerësinë (në cm) të secilit nga drejtkëndëshat e paraqitur në figurën 7.10. Më pas, matni saktë ato (në mm) me vizore. a) b)Fig. 7.105 Agimi eci me biçikletë 5 km 150 m dhe pastaj bëri më këmbë edhe një rrugë prej 1 km 900 m. Sa rrugë bëri gjithsej ai? 6 Me një hap të zakonshëm mund të përshkoni 1 km për 15 minuta. Sa larg mund të shkoni për 1 orë? Kulla Eifel në Paris është 324000 mm e lartë. Ndërtesa Empajër Steit Billding(Empire State Building) në Nju-Jork e ka lartësinë 4430 dm. Cila është më e lartë? 7

