Page 164 - Demo
P. 164
MATEMATIKA 61607.5 Syprinat e figurave A Kërkoni dhe zbuloni1. Në figurën 7.21, janë paraqitur perimoret e dy fermerëve. a) A kanë ato të njëjtën syprinë? b) Fermerët duan t’i rrethojnë perimoret me gardhe. Cila perimore do të ketë gardhin më të gjatë? Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.Punë në grupa) Vizatoni në fletoren me katrore një katror me brinjë 1 dm (10 cm). Syprina e këtij katrori është një decimetër katror (1 dm2). b) Ndajeni atë në katrorë me brinjë 1 cm (me syprinë 1 cm2). c) Sa katrorë me syprinë 1 cm2 vendosen në katrorin e madh? d) Plotësoni barazimin: 1 dm2 = ... cm2. B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Syprina e figurës është numër që na tregon se ç’pjesë të rrafshit mbulon figura.Për të matur syprinën e figurave, duhet të zgjedhim së pari njësinë e matjes. Zakonisht, si e tillë merret syprina e një katrori. Më pas, përcaktojmë sa herë përmbahet ky katror te figura në fjalë. Numri që gjejmë është syprina e figurës, e matur me njësinë që zgjodhëm. Shpesh, si njësi matjeje merret syprina e katrorit me brinjë 1 cm. Kjo quhet centimetër katror dhe shënohet 1 cm2. Përveç centimetrit katror, përdoren edhe njësi të tjera për matjen e syprinës. Syprina e katrorit me brinjë 1 mm quhet milimetër katror dhe shënohet 1 mm2. Syprina e katrorit me brinjë 1 m quhet metër katror dhe shënohet 1 m2. Syprina e katrorit me brinjë 1 km quhet kilometër katror dhe shënohet 1 km2. Kanë vend këto barazime: 1 cm2 = 100 mm2; 1 dm2 = 100 cm2; 1 m2 = 100 dm2; 1 km2 = 1000 000 m2. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Gjeni syprinat e figurave të dhëna në figurën 7.22, të shprehura me njësi katrore.a bFig. 7.22Fig. 7.21

