Page 166 - Demo
P. 166
MATEMATIKA 61627.6 Syprina e drejtkëndëshit. Syprina e katroritA Kërkoni dhe zbuloni1. Duke përdorur një vizore, ndani secilin prej drejtkëndëshave të paraqitur në figurën 7.30 në katrorë me brinjë 1 cm dhe gjeni syprinën e tij. A mund ta gjeni më shpejt (pa numërim) numrin e katrorëve? 2. Mendoni një drejtkëndësh me gjatësi 6 cm dhe gjerësi 5 cm të ndarë në katrorë me brinjë 1 cm. • Në sa shirita horizontal është ndarë? • Sa katrorë ka në secilin shirit? • Sa është numri i përgjithshëm i katrorëve? • A është syprina 6 · 5 = 30 cm2. B Vrojtoni dhe mësoniNë figurën 7.31 është paraqitur një drejtkëndësh. Gjatësia e tij është 4 cm dhe gjerësia 3 cm. Drejtkëndëshi është ndarë në katrorë me brinjë 1 cm. Drejtëzat horizontale e ndajnë atë në 3 shirita (gjerësia 3 cm). Drejtëzat vertikale, secilin shirit e ndajnë në 4 kolona (gjatësia 4 cm). Gjithsej numri i katrorëve është 3 · 4 = 12. Syprina është 12 cm2. Mbani mend:Syprina e drejtkëndëshit gjendet duke shumëzuar gjatësinë me gjerësinë e tij: S = a · b, ku a dhe b janë përmasat e drejtkëndëshit. Katrori është drejtkëndëshi që i ka brinjët të barabarta (gjatësi = gjerësi). Kështu që, syprina e katrorit gjendet duke shumëzuar brinjën me veten e saj.Mbani mend:Syprina e katrorit, S = a · a, ku a është brinja e katrorit.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Gjeni syprinën e drejtkëndëshit me gjatësi 4 mm e gjerësi 3 mm. Shpreheni në cm2.2. Nëse brinja e një katrori është 5 cm, sa do të jetë syprina e tij? Shpreheni në mm2.3. Plotësoni tabelën për drejtkëndëshat. Gjatësia 7 cm 5 m 6 mm 10 dmGjerësia 4 cm 8 m 3 mm 2 dmSyprina ... cm2 ... m2 ... mm2 ... dm2Perimetri ... cm ... m ... mm ... dma) b)Fig. 7.30Fig. 7.31

