Page 168 - Demo
P. 168


                                    MATEMATIKA 61647.7 Veprime me njësitë e matjes së syprinësA Kërkoni dhe zbuloniPiramida e faraonit Xhoser ka bazë drejtkëndëshe me gjatësi 100 m dhe syprinë 12500 m2. Një turist ecën përqark saj me shpejtësi prej 30 m në minutë. A mund të tregoni për sa minuta e mbaron ai xhiron e tij? Bashkëbisedoni. B Vrojtoni dhe mësoniNjësia matëse bazë e sipërfaqes është metri katror. Shënohet 1 m2. Metri katror është syprina e një katrori me brinjë 1 m. Për të matur syprina figurash të ndryshme, përdorim njësi më të vogla se metri katror, si p.sh. decimetri katror, centimetri katror, milimetri katror. Për njehsimin e sipërfaqeve të mëdha përdoret një shumëfish i metrit katror: kilometri katror (km2). 1 km2 është syprina e një katrori me brinjë 1 km. 1 km2 = 1 000 000 m2 (një milion m2). Syprina e sipërfaqes së Republikës së Kosovës është 10908 km2. Në bujqësi, për matjen e tokave përdoren dy njësi të tjera: dynymi dhe hektari (ha).1 dynym = 1 000 m2. 1 hektar = 10000 m2.Ne mund të shkruajmë: 1 dm2 = 1001 m2 = 0,01 m2; 1 cm2 = 1001 dm2 = 0,01 dm2 ; 1 mm2 = 1001 cm2 = 0,01 cm2Kështu, p.sh.: 25 cm2 = 0,25 dm2.ShembullNë figurën 7.37, është paraqitur një figurë e përbërë prej dy pjesësh, A, B, që kanë përkatësisht syprina 25,75 cm2 dhe 16,4 cm2. Sa është syprina e gjithë figurës? ZgjidhjePër të dhënë përgjigjen, mund të veprojmë në tri mënyra: 1. Mbledhim numrat dhjetorë në shtyllë: 42,1516,4025,75+Syprina është 42,15 cm2. 2. Kthejmë në njësinë më të vogël (mm2). 25,75 cm2 = 25 cm2 +0,75 cm2 = 25 cm2 + 75 mm2 = 2500 mm2 + 75 mm2 = 2575 mm2. 16,4 cm2 = 16 cm2 + 0,4 cm2 = 1600 mm2 + 40 mm2 = 1640 mm2. Mbledhim 2575 + 1640 = 4215 mm2 (mbledhjen mund ta bëjmë edhe në shtyllë). Syprina është 4215 mm2 = 42,15 cm2. ABFig. 7.37 
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172