Page 170 - Demo
P. 170
MATEMATIKA 61667.8 Vëllimet e trupave. Njësitë e vëllimitA Kërkoni dhe zbuloni1. Në figurën 7.39 jepet një kuboid. A mund të gjeni sa kube përmban ky kuboid?Po për të plotësuar kuboidin e dhënë në figurën 7.40/a, sa kube duhen?Fig. 7.39 Fig. 7.40a)b)2. Një kuboid ka të njëjtën bazë me kuboidin që është paraqitur në figurën 7.40/b. Ai ka disa shtresa të tilla dhe përbëhet gjithsej nga 156 kube të vegjël. A mund të gjeni sa do jetë numri i shtresave të këtij kuboidi? Bashkëbisedoni.B Vrojtoni dhe mësoniI. Çdo trup zë një pjesë të caktuar të hapësirës. Mbani mend:Masa e pjesës së hapësirës që zë një trup quhet vëllim i atij trupi. Për të matur vëllimin e një trupi, duhet të zgjedhim njësinë e vëllimit dhe të gjejmë sa herë përmbahet ajo te trupi në fjalë. Numri (i këtyre herëve) quhet masë e vëllimit ose shkurt vëllim. II. Njësia bazë për matjen e vëllimit është metri kub (shënohet m3). 1 m3 është vëllimi i një kubi me brinjë 1 m. Në praktikë, përdoren edhe nënfisha të metrit kub. Në tabelën e mëposhtme jepen lidhjet midis këtyre njësive. Metri kub Decimetri kub Centimetri kub Milimetri kub1 m3 1 dm3 1 cm3 1 mm31 m3 = 1000 dm3; 1 dm3 = 10001 m3; 1 dm3 = 1000 cm3; 1 cm3 = 10001 dm3; 1 cm3 = 1000 mm3; 1 mm3 = 10001 cm3. Për matjen e vëllimeve të pjesëve të mëdha hapësinore përdoret kilometri kub (km3). 1 km3 është vëllimi i një kubi me brinjë 1 km. 1 km3 = 1000 000 000 m3 (një miliard metra kub). Mbani mend:Ena nxë 1 litër, kur ajo e ka vëllimin 1 dm3. 1 l = 1 dm31 ml = 1 cm3

