Page 171 - Demo
P. 171
7. MATJE TË MADHËSIVE GJEOMETRIKE167Punë në grupVrojtoni figurën 7.41 me gjatësi të brinjëve a = 4 cm, b = 3 cm, c = 5 cm. a) Sa kube me brinjë 1 cm ka në shtresën e poshtme? b) Sa shtresa të tilla ka kuboidi? c) Sa kube me brinjë 1 cm përmban kuboidi? d) A mund të themi që vëllimi i kuboidit me përmasa a, b, c është V = a · b · c? C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Duke përdorur si njësi vëllimin e një kubi të vogël, gjeni vëllimin e trupave të paraqitur në figurën 7.42. 2. Në figurën 7.43 është paraqitur një kub me gjatësi të brinjës a = 5 cm. a) A mund të shihet ai si kuboid me tri brinjë të barabarta? b) Sa është vëllimi i tij? c) A mund të themi që vëllimi i kubit me brinjë a është V = a · a · a? 3. Një depozitë uji në formë kuboidi ka këto përmasa 120 cm, 80 cm dhe 100 cm. a) Sa litra ujë nxë depozita? b) Për sa minuta mbushet depozita, nëse një pompë hedh në të 24l ujë në minutë? c) Sa për qind e depozitës është mbushur pas 20 minutash?USHTRIME1 Ç’njësi vëllimi do të zgjidhnit për të matur vëllimin: a) e një pirgu me rërë? c) të një pishine? b) të një kutie shkrepëseje? d) të një saksie lulesh? 2 Plotësoni: a) 3560 dm3 = ... m3 + ... dm3 = ... m3; b) 250 cm3 = ... mm3 = ... dm3. 3 Cilat mund të jenë përmasat (gjatësi, gjerësi, lartësi) të një kuboidi me vëllim 24 cm3? Gjeni disa përgjigje të mundshme. 4 Një rezervuar përbëhet nga dy pjesë që kanë vëllime 150,25 dm3 dhe 230,5 dm3. Gjeni, me mënyra të ndryshme, sa është vëllimi i rezervuarit.5 Një akuarium me përmasa 70 cm · 25 cm · 50 cm është mbushur me ujë deri në lartësinë 35 cm. Sa është vëllimi i pjesës bosh të akuariumit? c = 5a = 4 b = 3Fig. 7.41a) b) c)Fig. 7.42a = 5Fig. 7.43

