Page 175 - Demo
P. 175


                                    171Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 identifikon numrat e kundërt të numrave natyrorë në drejtëzën numerike; •	 përkufizon bashkësinë e numrave të plotë si bashkim (union) i bashkësisë së numrave natyrorë, numrave të kundërt të numrave natyrorë dhe numrit zero; •	 rendit elementet e bashkësisë së numrave të plotë; •	 identifikon largesën e numrave të kundërt nga origjina (zeroja) në drejtëzën numerike; •	 krahason numrat e plotë në boshtin numerik; •	 kryen veprimin e mbledhjes dhe zbritjes, duke shfrytëzuar boshtin numerik;•	 zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke shfrytëzuar numrat e plotë.Numrat e plotëA E DINI SE...?8Shenjat plus dhe minus (+ dhe –) janë simbole matematikore të përdorura për të paraqitur kuptimet pozitive dhe negative, si dhe veprimet e mbledhjes dhe të zbritjes. Përdorimi i tyre është shtrirë edhe në shumë kuptime të tjera të ngjashme. Plus dhe minus janë terma latinë, që do të thonë përkatësisht “më shumë” dhe “më pak”. Numrat negativë u shfaqën për herë të parë në histori, në librin “Nëntë kapitujt e Artit Matematik”, që daton në shekullin e tretë, në periudhën 202–220, në Kinë. Matematikani Liu Hui krijoi rregulla për mbledhjen dhe zbritjen e numrave negativë. Kinezët ishin në gjendje të zgjidhnin ekuacione, që përfshinin numra negativë. Në këtë periudhë, gjatë numërimit, u përdorën shufra të kuqe për të treguar numrat pozitivë dhe shufra të zeza për ata negativë. Gjatë shekullit VII, numrat negativë u përdorën në Indi për të përfaqësuar borxhet. Kështu, u krijua një sistem numërimi me zeron, si dhe me shenja të posaçme për vlerat negative (borxhet) dhe për vlerat pozitive (pasurinë e grumbulluar). Matematikani indian i asaj kohe, Brahmagupta, përcaktoi rregullat për kryerjen e veprimeve me numrat e plotë, të cilat zbatohen edhe sot. Fjalë kyçe: numrat e plotë, pozitivë, negativë, zero, numra të kundërt, bosht numerik, largesë e numrit në bosht, mbledhje, zbritje të numrave të plotë, krahasim, shprehje numerike.
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179